(VIDEO) Protestuesit mesazh MSH-së: Shëndeti nuk ka çmim, të sigurohen ilaçet për fibrozën cistike

(VIDEO) Protestuesit mesazh MSH-së: Shëndeti nuk ka çmim, të sigurohen ilaçet për fibrozën cistike

Pacientë të sëmurë  me fibrozë cistike, familjarë të tyre, të mbeshtetur edhe nga disa qytetarë tjerë, sot kanë protestuar para Qeverisë. Protestuesit dërguan një sërë mesazhe për qeveritarët, duke filluar nga ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, dhe të tjerët, prej të cilëve kërkuan barna për këtë sëmundje të rrallë. Kryetari i Shoqatës së Sëmundjeve të Rralla, Fiki Gaspar, deklaroi se shteti duhet të sigurojë menjëherë fonde për futjen e terapisë moduluese sipas parimit të të gjitha vendeve evropiane dhe ballkanike.

Gaspar më tej tha se shëndeti dhe jeta e një grupi të rinjsh është diçka që nuk duhet vënë në çmim dhe nuk duhet anashkaluar. Sipas tij, ata kanë të drejtën e barnave dhe shteti e ka për  obligim që t’ua sigurojë.

FIKI GASPAR-KRYETAR I SHOQATËS PËR SËMUNDJE TË RRALLA

“Kërkesa jonë për terapi moderne bazohet në përvojat pozitive të pacientëve me fibrozë cistike në vende të ndryshme të Evropës, si dhe në vendet e fqinjësisë sonë më të afërt – Greqi, Bullgari, Serbi, Republika Srpska, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, ku këto ilaçe janë në dispozicion, duke na ripërtërirë aspiratën dhe shpresën që njerëzit që jetojnë në këtë gjendje të rëndë”.

Kur e shohim se në shtetet  tjera ju ofrohet ndihmë dhe ju sigurohen barna për pacientët të sëmurë me këtë sëmudje, e cila nuk njeh mosh, gjini, fe e as kombë, një pjesë e jona është ndjerë në vetë se pse ka lindur në një shtet që ka qasje të tillë për jetët tona, deklaroi një prind, i cili e kishte fëmijër të prekur fibroza cistike.

PRIND I FËMIJËS ME SËMUNDJEN FIBROZË CISTIKE

“Dje doli një pikë e vogël drite në fundë të tunelit, por ne përsëri vendosëm që të jemi sot këtu, që të japim mesazhin atyreve, që ne i kemi zgjedhur të ulen këlltuqet e kësaj ndërtesa prapa nesh, se pavarësisht përpjekjes fillestare, ne nuk do të rreshtim të kërkojmë ilaçin, derisa edhe pacinenti i fundit të pajiset me të”

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali pas takimit me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, tha se ilaçi Trikafta do të sigurohet fillimisht për 8 pacientë me fibrozë cistike, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa  Ministri i Financave Fatmir Besimi kërkoi nga pacientët që t’i besojnë fjalëve të thëna. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING