(VIDEO) Protestohet në Koçan, kërkohet drejtësi e shpejtë për viktimat e tragjedisë në diskotekën Puls

(VIDEO) Protestohet në Koçan, kërkohet drejtësi e shpejtë për viktimat e tragjedisë në diskotekën Puls

Familjarët e të vdekurve në tragjedinë e Koçanit sot kanë protestuar duke kërkuar drejtësi për jetët e shuara të më të dashurve të tyre. Ata thonë se dëshmitë janë të mjaftueshme që drejtësia ta zë vendin e vet për të rinjtë që humbën jetën. Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet shtetërore.

FAMILJARE E VIKTIMAVE TË KOÇANIT

E Pyes ministrin Pançe Toshkovski gjithashtu dhe drejtorin e byrosë për siguri publike dhe të gjitha institucionet, kush lejoi që engjëjt tanë ti vrasin, kush nënshkruan dokumente që fëmijë tanë janë të sigurt në ambiente publike dhe jopublike, duam përgjigje nga institucionet relevante. Ne si nëna nuk kemi frikë të ju pyesim, na jepni përgjigje, nuk frikësohemi edhe po të na burgosnit”.

FAMILJARE E VIKTIMAVE TË KOÇANIT

Dhimbja është e madhe për fëmijët tanë të humbur, ne nuk kemi më çfarë të humbasim, I kemi humbur më të dashurit tanë ajo që duam është që drejtësa të ketë emra dhe mbiemra apo akoma thoni se nuk keni dëshmi të mjaftueshme, apo mos doni ne prindërit tu ndihmojmë apo vetëm ta marim drejtësinë në dorë. Duam ti pyesim prokurorët sa vlen një jetë e re në këtë vend të shtrejtë, a aq janë të pavlefshëm fëmijët tonë që këta të akuzuar I lironi kaq shpejtë, çka sikur këta fëmijë të ishin fëmijët tuaj? “

Me pankarta, protesta paqësore dhe apele, ata shprehën edhe një herë pakënaqësinë e tyre me rrjedhën e procedurave dhe kërkuan një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë nga institucionet kompetente. Në zjarrin që ndodhi më 16 mars të këtij viti , në diskotekën “Pulse” në Koçan, humbën jetën 62 persona, rreth 200 persona u lënduan, ku disa nga të lënduarit ende po trajtohen jashtë vendit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING