(VIDEO) Protestat në Shqipëri, analisti Baçi: Rama nuk duhet të lejojë përsëritjen e skenarit të 97-tës

(VIDEO) Protestat në Shqipëri, analisti Baçi: Rama nuk duhet të lejojë përsëritjen e skenarit të 97-tës

“Tallja është më e dhunshme sesa goditja me gur e disa objekteve”. Kështu e përshkruan situatën aktuale në Shqipëri, analisti Agim Baçi. Ai vlerëson se  Bashkimi Evropian apo ambasadat tjera duhet të jenë proporcional, siç kërkojnë proporcional reagimin e policisë dhe qytetarëve, duhet të kërkojnë përgjegjësi që Qeveria të gjej rrugën për të qenë llogaridhënëse, të jap llogari dhe të mbaj përgjegjësi për atë çka bën.  Ai konsideron se Qeveria duhet të reflektoj dhe të mos e vonoj zgjidhje, ashtu siç ndodhi në vitin 1997, kur protestat masive qytetare rrënuan të gjitha institucionet e vendit dhe e shndërruan Shqipërinë në një vend të shkatërruar plotësisht.

MARKETING

Shik.mk

Agim Baçi, analist nga Shqipëria    

“Është koha për reflektim…Unë mendoj që politika nuk duhet thjeshtë të gjykoj zemërimin qytetarë, por të shikoj një zgjidhje sepse në fund është politika ajo që jep zgjidhje. Është shumë e rëndësishme se si do të ndërtohet ky komunikim pa patur nevoj të shkojmë në esktrem siç ka ndodhur në vitin ’97 ose në raste tjera, kur është vonuar shumë zgjidhja politike”.

Deri te ky përshkallëzim i protestës, pas muajsh të tërë protestë paqësore sipas Baçit është për shkak të mungesës së pranisë besnike të kryeministrit dhe mungesës së reflektimit të opozitës.

Ndërsa shton se dhënia e ultimatumeve nuk bëjnë punë.

Agim Baçi, analist nga Shqipëria     

“Thirrjet janë të rëndësishme, ultimatumet nuk kryejnë punë në këtë pikë. Ndërsa presidenti mund të bëjë vetëm thirrje për qetësi, por nga kompetencat reale që ka në Shqipëri nuk është se mund të krijoj ndonjë mundësi direkte dialogu. Mund të ftoj partitë por, kam përshtypjen se për sa kohë që nuk është e sigurt se mazhoranca nuk është gati të ulet në tryezë politike me kundërshtarët politik, nuk do të ulet në tryezë”.

Pas mbi 130 ditë protesta kundër pushtetit në Shqipëri, këto tre ditë, protestat janë përshkallëzuar, duke u përdorur dhunë mes qytetarëve dhe efektivëve policor dhe duke u djegur institucione shtetërore dhe godina private.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING