(VIDEO) Prokuroria: Nuk kemi dhënë pëlqimin për t’ia kthyer e pasaportën Mijallkovit
Pamjet e ish-kreut të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, teksa zbriste nga vetura luksoze para një hoteli në Monte Carllo nxitën reagime të shumta në opinion. Pyetja më e shpeshë ishte: Si kishte mundësi një i dënuar për vepra të rënda korruspsioni e kepërdorimi të detyrës zyrtare të të bënte një jetë të tillë luksi. Për këtë çështje ka reaguar sot Prokuroria Publike, e cila sqaron se asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv dhe nuk është pajtuar për lirimin me kusht të Mijallkovit.
Është sqaruar se prokurori publik kompetent gjatë vendimit të shkallës së parë për lirimin me kusht të të dënuarit ish-kreut të policisë sekrete ka dhënë mendim negativ. Prokurora ka sqaruar se me ndryshimet e fundit ligjore prokurorit publik është është hequr e drejta ligjore për ankesë ndaj vendimit për lirim me kusht.
Prokuroria ka përmendur edhe rastin “Thesari”, duke theksuar se prokurori publik kompetent asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për t’ia kthyer dokumentin e udhëtimit Sasho Mijallkovit. “Përkundrazi, më 31.05.2024, prokurori ka dhënë mendim negativ për kthimin e pasaportës së të pandehurit dhe më pas ka bërë ankim kundër vendimit të Këshillit Penal që ka hequr masën e sigurimit. Mendim pozitiv në atë rast është dhënë vetëm për anulimin e garancisë dhe atë pas shpalljes së pafajësisë përfundimtare nga Gjykata e Apelit”, thekohet në njoftimin e Prokurorisë Publike. /SHENJA/