(VIDEO) Prokuroria nis hetim ndaj 7 personave, shisnin drogë në rrugë

(VIDEO) Prokuroria nis hetim ndaj 7 personave, shisnin drogë në rrugë

Prokuroria Themelore Publike ka nisur procedurë hetimore kundër 7 personave, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në shpërndarjen e drogës. Kjo vjen pasi një ditë më parë Ministria e Punëve të Brendshme bëri me dije se ka realizuar një aksion të madh policor, nga i cilikishin mbetur të arrestuar 28 persona. Prokuroria bënë me dije se shtatë personat janë të dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Prokuroria Themelore Publike

 “Dyshohet se dy nga personat në vazhdimësi e kanë kryer veprën penale, ndërsa njëri prej tyre u ka ndihmuar. Që nga dhjetori i vitit 2023, në aktivitete të koordinuara të disa njësive policore, me urdhër të prokurorit publik, janë ndërmarrë veprime hetimore, të cilat kanë rezultuar në bastisje në disa lokacione gjatë ditës së djeshme. Në mesin e të dyshuarve, të cilët janë nga mosha 28 deri në 50 vjeç, janë gjetur lëndë narkotike – kokainë, marihuanë, si dhe para që dyshohet se kanë ardhur nga shitja e drogës në rrugë”.

Prokurori publik deri të gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për caktim të masës së paraburgimit për tre persona, si dhe propozim për masa kujdesi për tre të dyshuarit e tjerë.

MPB një ditë më parë njoftoi se në aksionin policor në Shkup në të cilin kishin marrë pjesë më shumë Njësite Speciale, kishin privuar nga liria 28 persona, kurse një prej tyre kishte ikur. Tek ky i fundit ishin gjetur dokumente identifikimi të disa personave që i kanë dorëzuar si garanci për blerjen dhe shitjen e drogave dhe një sasi e madhe parash. Kurse në momentin që policia kishte dashur ta arrestoj, ai duke ikur kishte dëmtuar 3 vetura zyrtare.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING