(VIDEO) Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj ish drejtuesve të Higjienës Komunale

(VIDEO) Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj ish drejtuesve të Higjienës Komunale

Prokuroria Themelore Publike  ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Sabahudin Rustemi, dhe përgjegjësit për menaxhimin e mbeturinave Aki Saiti, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”. Prokuroria gjithashtu kërkon që të dyshuarve, masa e paraburgimit t’u zëvendësohet me masa kujdesi. Ndërsa, për Saitin, i cili është ende i punësuar në NP “Higjiena Komunale”, Prokuroria kërkoi që të largohet përkohësisht nga vendi i punës.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Hetimi ka treguar se gjatë muajit tetor të këtij viti, të dy të akuzuarit, duke mos ushtruar mbikëqyrje mbi mbledhjen, transportin dhe menaxhimin e papërshtatshëm të mbeturinave, kanë shkaktuar rrezik për dëme të konsiderueshme në cilësinë e tokës, ajrit ose ujit, rrezik për jetën ose shëndetin e njerëzve”.

Së bashku me të pandehurin e dytë, thuhet në padi, i punësuar si menaxher për mbeturina në nëngrupin 5, i cili posedon certifikatë profesionale për menaxhim të mbeturinave nga Ministria e Mjedisit Jetësor, me dashje kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Mjedisin Jetësor dhe Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave. Siç sqarojnë nga atje, ata nuk kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për mbrojtjen e mjedisit dhe nuk i kanë zbatuar planet dhe programet për menaxhimin e mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Pasi nuk e kanë realizuar detyrën bazë, mbledhjen dhe transportimin e rregullt të mbeturinave të padëmshme – e as nuk kanë kërkuar ndryshime në Planin Operativ apo Programin Operativ, të pandehurit kanë mundësuar krijimin e deponive në hapësira publike dhe rrugore, me hedhjen e mbeturinave pranë kontejnerëve të paraparë”.

Meqenëse mbledhja e provave ka përfunduar dhe të pandehurit nuk kanë më mundësi të ndikojnë në procedurë, prokurori publik ka propozuar që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masa kujdesi – ndalim të largimit nga vendbanimi, detyrim për paraqitje periodike në gjykatë dhe heqje të përkohshme të pasaportës ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit, respektivisht ndalim për lëshimin e tij. Ndërkohë, për të pandehurin që ende është i punësuar në NP “Komunale Higjiena”, është propozuar edhe një masë shtesë – ndalim i ushtrimit të aktiviteteve të caktuara të lidhura me veprën penale dhe largim i përkohshëm nga vendi i punës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING