(VIDEO) Prokuroria me akuzë për pesë persona në rastin “Gërçec”

(VIDEO) Prokuroria me akuzë për pesë persona në rastin “Gërçec”

 

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për rastin “Gërçec”. Tre nga të akuzuarit sipas njoftimit të Prokurorisë, janë përfshirë në blerjen e paautorizuar të 15.005 kilogramëve lëndë narkotike – kokainë, transferimin dhe lëshimin e saj në qarkullim në vend.

PROKURORIA THEMELORE PUBIKE

“Tre nga të akuzuarit, si anëtarë të grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar, kanë kryer veprën e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Së bashku me persona të tjerë, disa prej të cilëve janë të dyshuar në këtë rast dhe janë të padisponueshëm nga organet ligjzbatuese, disa kanë vdekur, e disa tashmë janë dënuar, kanë vepruar së bashku, secili në rolin e vet të prokurimit, transferimit, mbajtjes, shitjes dhe ndërmjetësimit të paautorizuar në blerje dhe shitje”.

Për personat e tjetër do të vazhdoj procedura pasi të jenë të disponueshëm për organet e vendit. Ata, siç thonë nga Prokuroria, kanë organizuar vrasje me hakmarrje dhe me urdhër.

PROKURORIA THEMELORE PUBIKE

“Në periudhën kohore nga dhjetori 2019 deri në mars 2021, organizatori i dyshuar i grupit kriminal i cili ndodhet në arrati, së bashku me një person tjetër të padisponueshëm për organet e rendit dhe dy persona të vdekur kanë krijuar një grup kriminal, qëllimi i të cilit ishte për të kryer krimin e Vrasjes me hakmarrje dhe me urdhër. Përveç dy të ndjerëve, anëtarë të grupit janë bërë edhe dy të dyshuar të rastit – të padisponueshëm nga organet e rendit, si dhe dy të pandehurit”.

Prokurori i lëndës ka paraqitur propozim të veçantë për të akuzuarit për vazhdimin e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ta përsërisin veprën penale.

Më 28 janar 2024 për pesë nga gjashtë personat e arrestuar nga fshati Gërçec i Shkupit, Gjykata Themelore Penale Shkup u caktoi paraburgim prej 30 ditësh.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING