Trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave

Trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave

Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.

Kështu tha kryetari i Trupit gjykues Charles Smith.

Në seancë po paraqiten konstatimet e trupit gjykues për krimet e pretenduara në aktakuzë.

“Sa i përket pikës ‘Arrestim ose ndalim i paligjshëm ose arbitrar’, trupi gjykues ka konstatuar se midis prillit 1998 dhe qershorit 1999, së paku 385 personave iu hoq arbitrarisht liria nga anëtarë të UÇK-së në disa qendra ndalimi të kontrolluara nga UÇK-ja”, është shprehur Smith.

 

MARKETING