(VIDEO) Prokuroria me akuzë për 10 persona, dy punonjës të MPB-së pjesë e grupit që kontrabandonin makina

(VIDEO) Prokuroria me akuzë për 10 persona, dy punonjës të MPB-së pjesë e grupit që kontrabandonin makina

Prokuroria ka ngritur kallëzim penal kundër dhjetë përsonave të dyshuar se kanë marrë pjesë në kontrabandën me vetura luksoze, si dhe në falsifikimin e dokumenteve zyrtare. Dy nga të dyshuarit janë punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pjese e grupit që kondrabandonte makina luksoze ishte edhe një shtetas grek.

PROKURORIA

“Dy nga të dyshuarit janë zyrtarë të Njësisë për Çështje Administrative në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët kanë lehtësuar procedurën për regjistrimin e automjeteve në vend, edhe pse e dinin se ato ishin kontrabandë. Disa nga automjetet ia kanë shitur disa herë njëri-tjetrit për të humbur gjurmët dhe më pas u janë shitur të tjerëve”.

Prokuroria sqaroi se në këto aktivitete është përfshirë edhe i dyshuari i 11-të, shtetas i Republikës së Greqisë, për të cilin ndjekja penale do t’i kalojë autoriteteve greke.

Së bashku me aktakuzën e dorëzuar, prokurori publik ka dorëzuar në gjykatë propozim për vazhdimin e masës së paracaktuar të paraburgimit për katër nga të akuzuarit. Një person është në kërkim me fletarrest ndërkombëtar tashmë të lëshuar për shkak të përfshirjes së tij në një rast tjetër të ngjashëm me kontrabandimin e automjeteve luksoze, të cilin e ka kryer Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Për një të akuzuar janë në fuqi masat e sigurisë.

Gjatë viteve 2021 dhe 2022, të akuzuarit  kanë futur në Maqedoninë e Veriut  automjete të cilat i janë nënshtruar kontrollit ndërkombëtar, si dhe automjetet që shmangnin kontrollin doganor, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe numra shasie false. /SHENJA/

 

MARKETING