(VIDEO) Prokurori Hajrullahu: Vendimi për largimin tim është tendencioz

(VIDEO) Prokurori Hajrullahu: Vendimi për largimin tim është tendencioz

Shefi i Prokurorisë së Lartë, Mustafa Hajrullahu akuzoi kryeprokurorin Lupço Kocevski se i ka bërë presion brutal që Prokuroria e Lartë të sjellë vendim të porositur për rastin e bonuseve të PSP-së. Por edhe për atë që siç tha Hajrullahu, ai e ka zbardhur informacionin që vajza e kryeprokurorit ka ndarë me opinion materiale të Prokurorisë Republikane. Vendimin për pezullimin nga posti i prokurorit të lartë ai e cilëson si tendencioz.

Mustafa Hajrullahu, prokuror i lartë

Vendimi i prurë për largimin tim nga kryerja e postit prokuror i lartë në Prokurorinë e lartë të Shkupit është tendencioz shkaku se jeni dëshmitarë të asaj që para disa ditëve shpalosa një skandal në të cilin skandal vetë vajza e kryeprokurorit jep material te një medium, i cili medium të njejtat i shpall me qëllim që të më nxijë mua si person dhe punën time si shef i prokurorisë së lartë”.

Ai thotë se vetë prokurori Kocevski e ka thirrur në zyrën e tij dhe i ka thënë se si të veprojnë në rastin e bonuseve të PSP-së, gjë që siç thotë nuk ka pranuar dhe prandaj ka ardhur situata deri këtu.

Mustafa Hajrullahu, prokuror i lartë

Më 19 shtator jam thirrur nga ana e prokurorit republikan, në cilësinë e prokurorit të lartë më ka thirrur në zyrën e tij dhe më ka thënë që për lëndën bonuset e PSP-së, duhet të sjellë vendim me të cilin do të vërtetohet vendi i shkallës së parë dhe se nuk duhet t’i jepet statusi i të dëmtuarit, denoncusit të veprës penale, gjegjësisht partisë VMRO-DPMNE.”.

Hajrullahu thotë se e ka ankimuar vendimin e kryeprokurorit në këshillin e prokurorisë publike dhe pret një vendim të duhur, që do të jetë siç tha i bazuar në ligj. Hajrullahu paralajmëron padi për personat që siç pretendon ai, kanë shpifur për të.

Prokuroria Themelore në Veles ka ngritur padi ndaj Hajrullahut për presion ndaj të punësuarëve.

Prokurori publik Lupço Kocevski solli vendim për largim nga funksioni prokurorin Mustafa Hajrullahun derisa zgjat procedura penale e ngritur kundër tij.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING