(VIDEO) Priten ulje të çmimeve për mbi 2.500 produkte bujqësore dhe ushqimore

(VIDEO) Priten ulje të çmimeve për mbi 2.500 produkte bujqësore dhe ushqimore

Këtë fundjavë hynë në fuqi Ligji për praktikat  jokorrekte tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, i cili duhet të ulë edhe më shumë çmimet e produkteve ushqimore. Zgjidhja ligjore përfshin një listë me mbi 2.500 produkte bujqësore dhe ushqimore, marzhi i të cilave do të kufizohet në 10 për qind, gjë që do të ndikojë në uljen e çmimeve me pakicë.

Përveç një zbritjeje të kufizuar, ligji parashikon që tregtarët nuk mund të ngarkojnë kosto shtesë për marketingun, përfaqësimin, si dhe për ekspozimin e një produkti të caktuar në raft.

Ligji është miratuar në mars të këtij viti, ndërsa sot përfundon periudha gjashtëmujore e parashikuar për respektimin e dispozitave ligjore nga furnitorët dhe blerësit që kanë lidhur kontrata për furnizimin e produkteve. Përndryshe, kontratat bëhen të pavlefshme.

Periudha gjashtëmujore për harmonizimin e statutit dhe akteve të përgjithshme me dispozitat e këtij ligji i është zgjatur edhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit, ku gjithashtu inicon procedurë kundërvajtëse në rast të shkeljes së dispozitave ligjore.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës

“Procedura për kundërvajtje fillon sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit fizik ose juridik që ka interes të ligjshëm për të vërtetuar ekzistimin e kundërvajtjes dhe duhet të përfundojë brenda tre muajve. Vendimet për kundërvajtje publikohen në faqen e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Kur konstatohet se janë shkelur dispozitat e ligjit, caktohet gjobë, gjegjësisht lartësia e gjobës, duke përcaktuar shkallën e saj dhe afatet e pagesës. Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës, gjatë vendosjes së gjobave, merr parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese, si peshën, shtrirjen dhe kohëzgjatjen e veprës penale dhe pasojat që kjo vepër ka për furnitorët.”

Ligji parashikon dënime për kundërvajtje më të rënda ku shuma më e lartë e gjobës për kundërvajtje më të rëndë mund të jetë deri në 20.000 euro për një tregtar të madh dhe nga 350 deri në 500 euro për personin përgjegjës. Shuma më e lartë e gjobës për kundërvajtje që mund të shqiptohet në procedurë është 5000 deri në 6000 euro për tregtarin e madh dhe 350 deri 500 euro për personin përgjegjës.
Merxhane Iseni /SHENJA/

 

 

MARKETING