(VIDEO) Presidentja hungareze: Azili i Gruevskit është çështje e drejtësisë

(VIDEO) Presidentja hungareze: Azili i Gruevskit është çështje e drejtësisë

Katalin Novak është presidetja e parë hungareze pas 20 viteve e cila i ka bërë vizitë zyrtare, Maqedonisë së Veriut. Novak është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, Stevo Pendaravski. Novak, është pyetur edhe për ish kryeministrinë e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili në vitin 2018 u largua nga vendi dhe ka kërkuar azil pikërisht në Hungari.

KATALIN NOVAK, PRESIDENTE E HUNGARISË

“Pjesa e parë në lidhje me Gruevskin, dua të them se është në kompetencë të gjyqësorit tonë dhe jam shumë e lumtur për këtë, që gjatë vizitës sime u sigurova që bashkëpunimi ynë i ndërsjellë në nivel shtetëror po zhvillohet me sukses dhe që ne kemi një bazë të mirë për të vazhduar ndërtimin dhe zhvillimin dhe se marrëdhëniet mes qytetarëve hungarez dhe maqedonas janë në nivel të lartë dhe kjo nuk ndikon në asnjë çështje krimi dhe as në mardhëniet kriminale”.

Ndërkaq, presidenti Pendarovski, tha se Hungaria është një nga anëtarët më të zhurmshëm dhe më aktivë të Bashkimit Evropian në mbështetjen e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Presidente Novak, shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen time të madhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe të shpreh pritshmërinë tonë që në periudhën e ardhshme, nga Hungaria, por edhe nga vendet e tjera anëtare të Unionit, të shohim një qasje dinamike dhe proaktivitet ndaj politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian”.

Në këtë takim të dy presidentëve, ata kanë diskutuar edhe  për krizën ekonomike dhe energjetike dhe mënyrat se si ekonomitë e dy vendeve  mund të arrijnë një bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen.

Samir Mustafa /SHENJA/  

 

MARKETING