(VIDEO) Presidentja e KE: Gjithë gjashtë vendet e ballkanit perëndimor i përkasin Europës

(VIDEO) Presidentja e KE: Gjithë gjashtë vendet e ballkanit perëndimor i përkasin Europës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski së bashku me 5 krerët tjerë shtetëror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë zhhvilluar sot një drekë pune me presidentet e Komisioni Evropian, Ursula fon der Leyen, ku tema kryesore ishte integrimi i rajonit në Unioni, si dhe realizimi i planit ekonomik të BE-së për zhvillim ekonomik të këtij rajoni, i cili parasheh mbështetje financiare për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për realizimin e projekteve ekonomike dhe infrastrukturore. Zyrtarja evropiane, pas këtij takimi, ka lënë një mesazh të shkurtër në platformën X, me të cilin ka nënkuptuar se BE mbetet e përkushtuar në projektin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union dhe se në këtë projekt, përfshihen gjithë gjashtë vendet e këtij rajoni.

Ursula von der Leyen, Presidente e KE-së

Sot prita liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Kjo është ajo që ne po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”.

Ndërkaqë, kryeminisitri Mickoski, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në profiling e tij në rrjetin social Facebook, ka theksuar se, vendi zotohet në realizimin e anëtarësimit në BE dhe përparim të bazuar në kritere reale dhe të qëndrueshme.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Në fokus të agjendës ishte plani për zhvillim i Bashkimit Evropian. Theksova se rajoni dhe vendi janë lodhur nga neglizhenca dhe pengesa të cilat janë bilaterale dhe nuk janë pjesë e kritereve objektive për anëtarësim në Union dhe se duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për të rritur besimin dhe kredibilitetin në gjithë procesin”.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Mickoski do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, me eurokomesarin për zgjerim Oliver Varheji si dhe me numrin një të Drejtorisë gjenerale për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Gert Jan Kopman.

Në prag të vizitës në Bruksel, Mickoski dje theksoi se në agjendë do të jetë Plani për Rritje, ndërsa për procesin e integrimeve evropiane do të mbrojë interesat kombëtare të Maqedonisë. Qëndrimi i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese, siç tha ai, është i qartë dhe “duam të dimë se nëse e nisim, siç na ishte premtuar në vitin 2018 për tre, katër, maksimumi pesë vjet, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtar të BE-së”.

Teuta Buçi /SHENJA/

 

MARKETING