(VIDEO) Presidenti i KE-së: Realizimi i ndryshimeve kushtetuese, çelësi për zhbllokimin e eurointegrimeve
“Zgjerimi është qëllimi ynë i përbashkët dhe e ardhmja e Maqedonisë së Veriut i përket plotësisht Bashkimit Evropian”. Kështu tha këtë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski. Ai përsëriti se realizimi i ndryshimeve ksuhtetuese është e vetmja mënyrë pëe ta zhbllokuar procesin eurointegrues. Gjithashtu përshëndeti progresin në zbatimin e axhendës së reformave.
Antonio Koshta, president i KE-së
“Por miratimi i ndryshimeve kushtetuese të dakordësuara mbetet e vetmja mënyrë për të filluar zyrtarisht negociatat e. Është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar përfitimet e plota të anëtarësimit në BE për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, domethënë maqedonasit. E vetmja mënyrë për të bërë përparim drejt integrimit evropian është përmes dialogut konstruktiv me fqinjët dhe ndërmarrjes së hapave pragmatikë për të ndërtuar besim dhe për të zbatuar reformat e nevojshme”.
Kryeministri u shpreh se me presidentin e KE-së patën bisedë konstrktive. Mickoski theksoi se qytetarët presin përparim konkret në rrugën evropiane dhe mbështetja dhe partneriteti nga Bashkimi Evropian janë me rëndësi të veçantë për arritjen e këtyre qëllimeve.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Gjithashtu diskutuam një çështje shumë më të thellë: a mbetet ideja evropiane ende një ide që frymëzon, bashkon dhe krijon besim? Qëndrimi ynë është i qartë. Ne mbetemi të përkushtuar fort ndaj rrugës evropiane. Ne nuk kërkojmë privilegje, nuk kërkojmë rregulla më të lehta, nuk kërkojmë diçka që nuk u përket të tjerëve. Ne kërkojmë parime dhe një proces normal, të besueshëm dhe të parashikueshëm”.
Në takim ishte diskutuar gjithashtu për integrimin ekonomik, lidhjen e infrastrukturës, sigurinë energjetike, investimet, konkurrueshmërinë dhe hapjen e perspektivave të reja për brezat e rinj. Koshta në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor, nesër do të qëndroj në Prishtinë dhe turin ballkanik e përmbyll në Beograd.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

