(VIDEO) Presidenti i KE-së i drejtohet qytetarëve: Ne besojmë se e ardhmja juaj është në BE

(VIDEO) Presidenti i KE-së i drejtohet qytetarëve: Ne besojmë se e ardhmja juaj është në BE

Presidenti i Këshilli Evropian, Antonio Costanë në një video – mesazh drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, me rastin e ditës së Evropës, ka thënë se, kjo ditë shënon projektin e përbashkët evropian, kur vendet themeluese të BE-së zgjodhën unitetin në vend të ndarjes dhe bashkëpunimin në vend të konfliktit, për të ndërtuar një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka porositur Maqedoninë që të punojë në procesin eurointegrues dhe të bëhet pjesë e ardhmërisë evropiane.

Antonio Costa, presidenti i Këshilli Evropian

Ne besojmë se e ardhmja juaj është në BE dhe shumë detyra të vështira janë përmbushur që kjo të ndodhë. Vendi është kandidat për anëtarësim prej shumë vitesh dhe ka ardhur koha për hapin e radhës. Së bashku do ta ndërtojmë të ardhme të përbashkët evropiane”.

Edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka ndarë një video mesazh në ditën e Evropës, ku ka porositur se, Bashkimi Evropian gjatë gjithë historisë së tij ka ofruar vazhdimisht liri të lëvizjes, standarde jetese të ndërtuara ndër breza dhe, mbi të gjitha, paqe të qëndrueshme.

Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e BE-së

Sepse njerëzit që mbështeten në atë premtim duhet ta dinë se ai do të jetë ende aty edhe nesër. Bashkimi Evropian nuk është i përsosur. Por e ka mbajtur atë premtim për më shumë se 75 vjet. I besueshëm. Dhe pikërisht kjo është thelbi. Bashkimi Evropian është vendi ku njerëzit kthehen kur kanë nevojë të ndihen në shtëpi, dhe vendi drejt të cilit të tjerët shikojnë kur shpresojnë për një të ardhme që ia vlen të ndërtohet. Shtëpia është aty ku është zemra. Dhe sot, zemrat tona janë në Evropë”.

Më 9 maj 1950, Robert Shuman hodhi themelet për Bashkimin Evropian duke propozuar bashkimin e industrive të qymyrit dhe çelikut mes Francës e Gjermanisë. Sot, kjo datë festohet si Dita e Evropës, simbol i paqes dhe solidaritetit mes kombeve evropiane. Bashkimi Evropian është zgjeruar në shtatë valë, duke kaluar nga gjashtë shtete themeluese në 27 shtetet anëtare të sotme. Vetë Bashkimi Evropian e përkufizon zgjerimin si procesin përmes të cilit shtete të reja evropiane i bashkohen unionit pasi plotësojnë një sërë kushtesh politike, ekonomike dhe administrative.

Procesi aktual i zgjerimit të BE-së, ka nëntë shtete kandidate, në mesin e të cilave është edhe Maqedonia e Veriut.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING