(VIDEO) Policia vazhdon ta kërkojë personin që tentoi të vriste kryetarin e Haraçinës dhe plagosi dy të tjerë

(VIDEO) Policia vazhdon ta kërkojë personin që tentoi të vriste kryetarin e Haraçinës dhe plagosi dy të tjerë

Ministria e Punëve të Brendshme është ende në kërkim të sulmuesit që plagosi dy persona në Haraçinë, ndërsa në shënjestër kishte kryetarin e kësaj komune, Ridvan Ibrahimi. Sipas policisë, në koordinim të vazhdueshmë me Prokurorinë Publike, e cila jep udhëzime,  janë duke punuar për gjetjen e autorit të krimit dhe zbardhjen e plotë të rastit. Gjithashtu ende nuk dihet se cili ka qenë motivi për sulmin e djeshëm në Haraçinë.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Ministria e Punëve të Brendshme po punon për idenitifkimin e kryerjes së autorit të veprës penale. Prokuroria në vazhdimësi jep udhëzime dhe urdhëra”.

Ndërkaq, Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut ( BNJVL)  ka dënuar ashpër sulmin e armatosur ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës. Ata thonë se kjo nuk është hera e parë në vendin tonë që sulmohet jeta e një kryetari të komunës, pikërisht gjatë kryerjes të detyrës së tij të punës. Ata gjithashtu  kanë kërkuar që të zbardhet rasti nga institucionet kompetente.

BASHKËSIA E NJËSIVE TË VETËQEVERISJES LOKALE

“Dënojmë ashpër këtë praktikë të dhunshme të shprehjes së pakënaqësisë për punën e kryetarit të komunës dhe kërkojmë që të na lejohet të ushtrojme kompetencat tona përmes procedurave dhe proceseve institucionale. Gjithashtu. Kërkojmë nga institucionet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për ndriçimin e rastit në mënyrë që kjo të mos përsëritet më”.

Gjatë ditës së djeshme pas orës 13 në mesdite, përderisa kryetari i komuës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, së bashku me dy bashkëpunorët e tij po kryenin inspektime rrugore, një person i armatosur me kallashnikov ka gjuajtur në drejtim të kryetarit, por ka plagosur dy te tjerë  që ishin në vendgjarje.

Vendi i ngjarjes menjëherë është rrethur nga policë të shumtë, por nuk kanë mundur ta kapin sulmuesin. Banorët e Haraçinës thonin se kanë ndëgjuar një seri të shtënave me armë, me çka ka krijuar panik tek banorët e fshatit.

Prokuroria Publike, para disa mujash ka njoftuar se dy persona të moshës 35 dhe 42 vjeç, në mënyrë të vazhdueshme kanë kërcënuar kryetarin e komunës përmes telefonit, ndërsa pasi Ridvan Ibrahimi i ka denoncuar në polici, të njëjtit kanë vazhduar me kërcënime  serioze përmes mesazheve në Viber se do ta sulmojnë atë.  Por, nuk dihet në qoftë se rasti i djeshëm ka të bëjë me atë që ka ndodhur disa muaj më parë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING