(VIDEO) Policia kërkon të dyshuarin e dytë për vra’sjen në Haraçinë
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se e ka zbardhur rastin e vrasjes në Haraçinë. Ata sqarojnë se Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup ka ndërrmar masa dhe veprime duke identifikuar personat të cilët kanë gjuajtur, Sh.Sh 23 vjeç dhe E.Sh 31 vjeç , që të dy nga Haraçina. Gjithashtu, është identifikuar edhe automjeti me të cilin është kryer krimi, një “Audi A5” me targa të Shkupit, në pronësi të E.Sh., i cili është gjetur dhe sekuestruar. 31 vjeçari është arrestuar dhe I është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë, ndërsa 23 vjeçari është në arati.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 2 nëntor 2024, prokuroria ka paraqitur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër Sh.Sh. për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas Kodit. Një kallëzim penal është paraqitur edhe kundër E.Sh. për veprën penale “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme sipas Kodit Penal. E.Sh. është arrestuar, ndërsa Sh.Sh. është në arrati dhe po ndërmerren masa për gjetjen e tij”
Sipas njoftimit të MPB-së, gjyqtari i procedurës paraprake, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dy të dyshuarit.
Më datën 01 nëntor 2024, dy vëllezërit SH. SH. Dhe E.SH, kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy personave, baba e bir, ku nga plagët e marra babai humbi jetën ndërsa i biri 19 vjecar është lënduar rëndë. Sipas Prokurorisë shkak i sulmit ka qenë një borxh prej rreth 7.000 eurove.

Merxhane Iseni /SHENJA/