(VIDEO) Policia bastis burgun e Idriozvës, gjenden para dhe sende të tjera

(VIDEO) Policia bastis burgun e Idriozvës, gjenden para dhe sende të tjera

Në burgun e Idrizovës, forca të policisë kanë bastisur 14 qeli dhe dy dhoma. Si pasojë, janë gjetur shumë të mëdha të parave, 11 telefona celularë, tabletë, galanteri për celularë, disa gjësende të forta dhe materie të pluhurosur që është marrë në vendngjarje.

Nga policia njoftojnë se ky aksion, është realizuar nga ana e Departamentit për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz dhe Departamenti për operacioni speciale policore, nën udhëheqje të Prokurorit kompetent Publik nga Prokuroria e Shkupit.

MPB

“Në drejtim të veprimit parandalues, si dhe pengimin e kryerjes së veprave penale në institucionet ndëshkuese, ndërsa si rezultat i thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, janë kryer bastisje në burgun e Idrizovës me qëllim gjetjen e mjeteve të ndalueshme tek persona të dënuar, të cilët po vuajnë dënimin e burgut”

Gjësendet tjera të gjetura gjatë bastisjes, njoftojnë nga policia, do t`u dorëzohen shërbimeve të burgut për procedurë të mëtejshme.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING