(VIDEO) Petrovska, Despotovski dhe Filipçe kandidat për kryetar të LSDM-së

(VIDEO) Petrovska, Despotovski dhe Filipçe kandidat për kryetar të LSDM-së

Ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i është shtuar listës së garuesve për kryetar të LSDM-së. Ai është kandidati i tretë për kryetar të LSDM-së pasi kandidaturën e deritanishme e kanë shpallur edhe ish-ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe drejtori aktual i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski. Gjithashtu edhe emri i Stefan Bogoevit përflitet si kandidat për kryetar të partisë.

Dy kandidatët për kryetar të partisë Petrovska dhe Despotovski kanë deklaruar se nëse në zgjedhjet brendapartiake nuk zgjidhen kryetar të LSDM-së, nuk do të pranojnë asnjë pozitë partiake tjetër.

Siç kanë njoftuar nga LSDM procedura e aplikimit për lider të partisë ka filluar nga data 31 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor. Të drejtë për kandidim, siç informojnë ata,  kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret. Nga atje thonë se zgjedhjet do të zhvillohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me 80 komisione komunale zgjedhore dhe borde të vendvotimeve në nivel lokal, ku të gjithë anëtarët e LSDM-së që regjistrohen në mënyrë aktive do të kenë mundësi të votojnë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake do të mbahen më 30 qershor 2024 (e diel).

Zgjedhjet brendapartiake janë si rezultat i humbjes së partisë në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING