(VIDEO) Peticion për provimin e jurispodencës në shqip, Ademi: Presim të na dëgjojnë
385 studentë shqiptarë përmes nënshkrimeve në peticion të përbashkët kërkojnë qē provimi i jurisprodencës për studentët shqiptar të jetë në gjuhën shqipe e jo maqedonisht siç është aktualisht. Nismëtari Mevlan Ademi për TV Shenja thotë se kërkesa e studentëve duhet të shërbejë si katalizatorë që edhe Gjykatat e vendit të fillojnë me përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe implementimin e ligjit.
MEVLAN ADEMI – NISMËTAR
Normalisht, kjo të shërbejë si katalizatorë për sistemin e gjyqësisë që të fillojë zbatimin e gjuhës shqipe. Peticioni është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në inspektoriatin për përdorimin e gjuhëve dhe në Agjencionin për Zbatimin e gjuhëve.
Nënshkrimet nga peticioni i janë dorëzuar institucioneve, ndërkaq Ademi thotë se deri më tani nuk ka ende përgjigje zyrtare.
MEVLAN ADEMI – NISMËTAR
Deri më tani nuk kemi marrë përgjigje zyrtare përgjigje jozyrtare kemi marrë që është do e shqyrtojmë, të njëjtën përgjigje e mora edhe para 1 vit e gjysmë më parë kur e nisa këtë iniciativë. Presim të na ndëgjojnë, të reflektojnë dhe ti përgjigjen kërkesës sonë në mënyrë pozitive.
Pozitivisht nismës i janë përgjigjur studentët e fakulteteve juridike nga Universiti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe studentët nga Universiteti Nënë Tereza. Ademi thotë se për ta bërë të mundur këtë është angazhuar nga koha kur ka qenë kryetar i parlamentit studentor. Vlerëson se provimi i jurisprodencës është provimi më i rëndësishëm për juristët dhe thotë se i njëjti me patjetër duhet të jetë në gjuhën shqipe.
Mevludin Imeri /SHENJA/

