(VIDEO) Përurohet rruga Pallaticë- Tetovë, 1500 metra e gjatë

(VIDEO) Përurohet rruga Pallaticë- Tetovë, 1500 metra e gjatë

Kryetari i komunës së  Zhelinës, Blerim Sejdiu, i shoqëruar nga kryeminsitri Hristijan Mickoski, kreu i Tetovës, Bilall Kasami, ministra, deputet të zonës dhe qytetarë, lëshuan  në përdorim  rrugën e sa po ndërtuar  Pallaticë – Tetovë. Sejdiu tha se  janë duke  punuar në çdo anë të Zhelinës, ndërsa  me ndihmën e Qeverisë, ai tha se po realizojnë projekte të rëndësishme dhe se  Zhelina po njeh një transformim të ndjeshëm.

MARKETING

BLERIM SEJDIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ZHELINËS

“Ky projekt, përfshinë 1500 metra gjatësi të rrugës, 5 metra gjerësi asfalt dhe deri në 6 metra së bashku me bankinat. 500 metër murë mbrojtës si dhe një urë e gjatë prj 11 metërsh, e cila rrugë në total kap vlerën e 27 milion denarëve, nga cilat 20 milion denarë i siguroi qeveria e RMV-së, ndërsa 7 milion denarë janë financim nga buxheti i komunës së Zhelinës”.

Ndërkaq, kryeminsitri Hristijan Mickoski tha se qeveria do të  investojë gjithkund në mënyrë të barabartë, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë me realizimin e projekteve infrastrukturore. Komuna e Zhelinës siç njoftoi Mickoski, do të përfitojë më shumë se 3.4 milionë euro nga buxheti shtetëror për realizimin e projekteve zhvillimore dhe infrastrukturore.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING