(VIDEO) Personat me nevoja të veçanta ndjehen të përjashtuar

(VIDEO) Personat me nevoja të veçanta ndjehen të përjashtuar

Sot, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, sollëm në fokus zërin e atyre që shpesh mbeten të padëgjuar, personat me aftësi të kufizuara. Edhe pse ligjërisht gëzojnë të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër, realiteti i përditshëm tregon një tjetër pamje: si mungesë mbështetjeje institucionale, qasje të vështirësuar në shërbime dhe paragjykime që i shoqërojnë në jetën e përditshme. Abaz Berisha, një person me aftësi të kufizuara njëkohësisht edhe pronar i shoqatës MIRËSIA me seli në Shkup, ndau me ne sfidat me të cilat ata përballen më së shumti nga ku tha se janë të shumta dhe shpesh të rënduara nga ku thekson edhe mungesën e mbështetjes së mjaftueshme nga shteti. Ai shprehet se në situata të caktuara ndihen edhe të bullizuar apo të nënvlerësuar nga shoqëria, duke krijuar një ndjesi përjashtimi dhe pabarazie.

Abaz Berisha

“Pengesat janë të shumta por ka disa përmirësime, konkretisht më shumë probleme kemi me trotuaret, janë të larta, skemi qasje diku duhet ndoshta 100,200 metra më larg të shkosh sepse nuk ke qasje duhesh patjetër të gjesh se ku ke qasje në realitet. Pastaj është problemi me parkimet, unë e kuptoj që nuk ka është problem për parkingjet por të paktën duhet me e mendu ata që ka njerëz me aftësi të kufizuara. Problemi tjetër është me autobusat, tash sidomos në këtë kohë që është ftohtë ndoshta duhet të presësh 10 min 20 ndoshta edhe një orë ndonjëherë pret dhe nuk vjen dhe në realitet kur të vjen autobusi vjen pa rampë”

Berisha ka folur edhe për mungesën e automjeteve që i siguron JSP-ja për kategorinë e personave me nevoja të veçanta.

“Ne faktikisht kemi të drejtë edhe kombi të jsp-së por edhe ato tash për momentin nuk ka, thonë jo nuk i kanë në rregull, jo janë të prishura veturat, kështu që ne kemi nevojë psh nuk jemi ne që mundemi të udhëtojmë 20 km apo 10km me karocë sepse kjo është me rrymë maksimum 20, 30 km nuk i bën, e kështu që jemi të detyruar ndonjëherë edhe me karocë të shkojmë në këto destinacione që kemi punë faktikisht, ndonjëherë ndonjë dokument apo pa marrë parasyshë se çfarë apo ndonjë aktivitet, dua të them që të paktën të mendojë sidomos Qyteti i Shkupit le ti krijojnë kushtet me na e lehtësuar rrethanat me na lehtësuar sepse është problem me të vërtetë”

Ai thekson se ka shumë pengesa që i tangojnë personat me aftësi të kufizuara ku  edhe  thekson se edhe disa spitale nuk I plotësojnë kushtet e tyre, ai shton se ka përmirësime nuk është situata si disa vite më parë por përsëri ka vend për përmirësim. Ndërkaq shton se as prej shtetit nuk kanë ndihmë të mjaftueshme dhe kërkojnë nga shteti mbështetje në çdo aspekt.

Abaz Berisha

“Prej shtetit të drejtën të them deri diku por nuk është e mjaftueshme, shteti të na mbështesë në ç’do aspekt faktikisht ti rregullojnë ato që.. infrastruktura të regullohet të kemi qasje ne në trotuare të kemi qasje në Spitale, diku në disa ministri nuk kemi as mundësi të hyjmë kështu që duhet të na i rregullojnë këto gjëra. (Çfarë do të doni që të ndryshoni në mënyrën se si  trajtohen personat me aftësi të kufizuara , ose a ndjeni bullizim) Ndojëherë edhe po, sepse të drejtën të them nganjëherë ka njerëz të pandërgjegjshëm e që sidomos nuk na japin përparësi në zebra apo në vijat e bardha kur kalojmë,disa janë arogantë dhe leje që është fajtor por edhe me arogancën e tij të bën ty fajtor faktikisht. (Çfar do donit të ndryshojë në këtë aspekt) Po do të kisha thënë nuk mundemi ne të bëhemi si vendet perëndimore atë ne mundemi vetëm andër ta shohim ndoshta por të paktën në gjysmë të ju kishim afruar vendeve perëndimore, po flas në aspektin se si i trajojnë njerëzit me aftësi të kufizuara.

Ndërkaq mesazhi i tij ndaj personave me aftësi të kufizuara është që çdoherë të jenë këmbëngulës dhe të luftojnë për atë që dëshirojnë ta bëjnë, dhe mos të ndalen mos të hezitojnë të dalin ti kërkojnë të drejtat e tyre, të mos mbyllen nëpër shtëpi dhe të shoqërohen me njerëz shokët dhe bëri apel që çdoherë të jenë të fortë të guximshëm dhe kurr të mos ndalen.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING