(VIDEO) Përplasjet në koalicion – Ia vlen apo nuk ia vlen, Mickoski do të vendosë

(VIDEO) Përplasjet në koalicion – Ia vlen apo nuk ia vlen, Mickoski do të vendosë

Një vit më parë u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ku në kampin politik maqedonas fitoi bindshëm VMRO-DPMNE dhe koalicioni, ndërsa gara ishte e nxehtë në bllokun shqiptarë mes Frontin Europian dhe koalicionit VLEN, ku në ato zgjedhje fitoi Fronti Europian me vota, por nuk fitoi përballë mandatarit të qeverisë, pra kryeministrit Mickosit, i cili defatko e fitoi edhe të drejtën të vendos për fatin e shqiptarëve se cili do të jet përfaqësues i tyre në qeveri. Ai vendosi që të marrë VLEN-in për të bashkëqeverisur, duke anashkaluar Frontin, të cilët mbetën në opozitë.

Situata e njejtë po përsëritet edhe një vit më von, Mickoski në rolin i njejtë, mirëpo tash ai do të vendos mes VLEN-it dhe Arben Taravarit, pasi ky i fundit u largua nga VLEN-i, por a do ta largojë edhe nga qeveria, me të cilin qytetarët ende e kanë në memorie fotografinë mes tyre disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në selin e VLEN-in, me çka në një farë mënyre paralajmëruan koalcion qeverisës . Takim i njejtë mes Mickoski dhe Taravari ka ndodhur të hënën , ndërsa kësaj herë në qeveri, një ditë më von, ai takoi edhe liderët e VLEN-it, por ende nuk ka njoftim zyrtarë se ç’ka janë dakorduar.

E, përderisa vijonte takimi mes Mickoskit dhe krerëve të VLEN-it, situata u ndez. I pari ishte kreu i ASH-së, Arben Taravari, që në rrjetin social Facebook, shkroi një status, duke thënë që nuk i’a VLEN.

ARBEN TARAVARI,KRYETAR I ASH-SË

Reagim 🤫?S’ia vlen!

Ndërkaq, i mënjëhershem ishte reagimi i kryetarit të Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, i cili tha se megjithatë ja VLEN dhe se siç tha, edhe BDI, edhe qeveri nuk mundet. Ky status i Ibrahimit madje u shpërnda edhe nga krerët tjerë të VLEN-it.

ZEQIRJA IBRAHIMI,KRYETAR I ALTERNATIVËS

VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit. Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim engjëllor, duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane”.

Më i ashpër në regimi ndaj Taravarit ishte krytari i Lëvizjes Demoraktike, Izet Mexhiti.

IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në. Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë. Sonte VLEN vendosi – dritat fiken për hipokrizinë. Dyftyrësia… nuk ia VLEN!”.

Ndërkaq, pas takimit të zhvilluar mes Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski, sot kryesia e ASH-së ka dalë me një deklaratë përmes sekretarit të përgjithshëm, Blerant Ramadani, duke riafirmuar pozicionin e saj politik në kuadër të qeverisjes së re. Ramadani theksoi se Aleanca për Shqiptarët nuk është një dekor politik në qeveri, por një faktor kyç që udhëhiqet nga parime të qarta dhe vizion i përgjegjshëm për shtetin. Sipas tij, partia mbetet e përkushtuar ndaj barazisë, pastrimit të institucioneve dhe ndërtimit të një shteti që respekton çdo qytetar, pa dallime.

Kujtojmë se përplasjet në koalicionin VLEN, filluan pasi Taravari ka kërkuar që në zgjedhjet lokale për këshilltarë komunal të dalin me lista të veçanta, gjë që nuk u pranua nga partitë tjera në koalicion, madje të njejtit e akuzuan Taravarin se bashkëpunon me BDI-në dhe e shpallën të vetëpërjashtuar nga VLEN dhe poashtu tani deklarojnë se duhet të largohet edhe nga qeveria.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING