(VIDEO) Përleshje me armë zjarri në Çair, plagoset një person

(VIDEO) Përleshje me armë zjarri në Çair, plagoset një person

Një tridhjetë e një vjeçar nga Shkupi me inicialet D. B është plagosur në shkëmbimin e zjarrit në mbrëmjen e djeshme. Ky është bilanci nga përleshja me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Çair të Shkupit. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të mërkurën në mbrëmje para orës 22, ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naumi Ohrit”, pasi ka pësuar lëndim me armë zjarri.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Mbrëmë në ora 21:50, në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Naumi i Ohrit’ është dërguar D.B.(31) nga Shkupi, i cili është lënduar me armë zjarri në territorin e Çairit në Shkup. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”.

Ndërkaq, në lidhje me këtë rastë kanë reagur nga LSDM-ja opozitare, të cilët fajin e hedhin tek partia në pushtet VMRO-DPMNE. Sipas tyre, përderisa ka të shtënat dhe përleshjet me armëë zjarri vazhdojnë të ndodhin, situata e sigurisë po bëhet jashtëzakonisht e keqe.

LSDM

Siguria e qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm. Në ngjarjen e fundit të përgjakshme mbrëmë në Çair ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar. Paaftësia e VMRO-së inkurajon kriminelët dhe e kthen Maqedoninë në Perëndim të egër. Nuk ka zgjidhje për krimet më të rënda pasi Toshkovski dhe VMRO janë në krye të MPB-së, pesë vrasje mbeten të pazbardhura”.

Nga LSDM, më tej theksojnë se VMRO dhe Toshkovski tregojnë paaftësinë e tyre. Nga atje pyesin se të njejtit a shprehin interes për të ndalur këtë trendë, pasi sipas tyre, qytetarët çdo ditë jetojnë të frikësuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING