(VIDEO) Përkujtohet Goce Delçev, manifestime nën hijen e tensioneve

(VIDEO) Përkujtohet Goce Delçev, manifestime nën hijen e tensioneve

Shkupi sot ka gjëmuar nga zhurma e heikopterëve, nëpër udhëkryqe ka pasur njësi të shumta të forcave speciale. Kishte atmosferë lufte por në fakt kishte një luftë nervash, ndërsa është shënuar përvjetori i revolulucionarit Goce Delçev, një figurë historike që është në qendër të tensioneve ndëmjet Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë. Ekipet policore janë parë në secilin prej udhëkryqeve të rëndësishme të kryeqytetit në afërsi të kishës ku qendet varri i Goce Delçevit. Ndërsa ceremonitë në kryeqytet kanë kaluar pa telashe, ardhja e qytetarëve bullgarë është shoqëruar me probleme procedurale. Sistemi i kontrollit në pikën kufitare Deve Bair për disa orë ka qenë jashtë funksionit duke shkaktuar radhë të gjata.

Kjo ka shkatuar tensione. Në media janë shfaqur edhe pamje të personave të ndaluar që janë shoqëruar në stacionin policor në Deve Bair. Një pjesë e tyre kanë qenë të nervozuar nga kjo pritje. “Kemi më shumë se një orë që presim me arsyetimin se sistemi është i prishur dhe shohim se po hyhet në Bullgari. Ne nuk besojmë se sistemi është në rënie”, tha Nikolla Arnaudov. Në anën tjetër, Viktor Stojanov, njëri nga qytetarët bullgarë që mësynë Shkupin, u shpreh më tolerant.

“Unë dhe njerëzit që do të vijnë në Maqedoni e njohin popullin maqedonas dhe duam nderime të përbashkëta për Goce Dellçevin sepse ai është heroi ynë i përbashkët. Pa sharje dhe tensione”, deklaroi ai.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftuan më pas se është mënjanuar defekti i sistemit në të gjitha vendkalimet kufitare dhe lejohen automjetet dhe udhëtarët që të hyjnë dhe të dalin nga vendi.

Ndëkohë, zëvendëskryeministri për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe Ministri i Punëve të Brendshme Ivan Demerxhiev vendosi një kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit.  Ai ka komentuar ndalimin e bullgarëve në kufi, por edhe faktin që eurodeputetit nacionalist Angel Xhambaski nuk ka ardhur. Demerxhiev u tha gazetarëve në Kishën e Shën Spasit për ardhjen e Xhambaskit dhe Kostadinovit: “Unë fola me ta dhe u thashë të qëndronin në Bullgari”. Më dëgjuan. Ata nuk arritën në kufi. Për mua kjo është rruga e duhur, nuk duhen provokime”. /SHENJA/

 

MARKETING