(VIDEO) Përfaqësuesi i OBSH-së: Vaksinimi parandalon epidemi

Imunizimi shpëton jetë dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve dhe të paraqitjes së pandemisë. Kështu u tha pikërisht në Javën Evropiane të Imunizimit, nga Ministria e Shëndetësisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-it, të cilët gjatë kësaj jave bëjnë fushatë për promovimin e vaksinimit dhe fokusi do të jetë sidomos tek pranimi i vaksinave MRP dhe HPV. Ndër shkaqet që ndikojnë që prindërit të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre siç thanë ata janë: ndikimi nga rrjetet sociale, te informacionet e pasakta dhe dezinformatat.
Në vitin 2024 është shënuar rritje e përqindjes së personave të vaksinuar në krahasim me tre vitet e kaluara, megjithatë sipas përfaqësuesit të OBSH-së në vend Akim Ali, nuk është përqindje e mjaftueshme për të parandaluar shfaqjen e sërishme të një pandemie.
Akim Ali, përfaqësues i OBSH-së
“Unë veçanërisht mbështes çdo mashkull të ri që të vaksionohet dhe çdo vajzë që të vaksinohet me vaksinën HPV. Siç e dijmë kjo parandalon kancerin në qafën e mitrës tek vajzat e reja dhe sigurisht nuk dëshirojmë të bëhet pandemi nga fruthi ose e kollës së keqe në Maedoninë e Veriut”.
Që të arrihet imunitet kolektiv sipas përfaqësues së UNICEF Lesli Miler përqindja e të vaksinuarëve duhet të jetë nga 90 deri në 95%
Lesli Miler, përfaqësuese e UNICEF
“Vitin e kaluar përfshirja e të vaksinuarëve me vaksinën MRP ka qenë vetëm 72.7% që nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur të gjithë fëmijët nga fruthi e cila është shumë sëmundje infektive dhe shpërndahet lehtë. Gjithashtu edhe me vaksinën HPV janë vaksinuar vetëm 50% e vajzave”.
Sipas koordinatores nacionale për imunizim Aleksandra Grozdanova është shqetësuese që në komuna urbane si Qendër, Karposh dhe Aerodrom, përqindja e të vaksinuarëve është shumë e ulët, nën 60%.
Aleksandra Grozdanova, koordinator nacional për imunizim
“Ende luftojmë për rritjen e numrit të të vaksinuarëve me MRP. Siç e dini kishim epidemi nga fruthi. Të mos vijmë në situatë që të ulet numri i të vaksinuarëve dhe të përballemi me pandemi fruthi, duke marrë parasysh përqindjet e ulëta sidomos në komunat e Shkupit, komuna urbane”.
Ndërsa, ndër aktivitete që organizohen në Javën Evropiane të Imunizimit, sipas drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit Samir Isenit, është edeh vaksinimi i fëmijëve të braktisur.
Samir Iseni, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup
“Shtëpia e Shëndetit Shkup organizon aktivitete për vaksinim në terren për fëmijë që janë braktisur për arsye të ndryshme në 39 vendbanime në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit dhe jashtë saj në periudhën prej 29 prill deri më 9 maj”.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njoftoi se se me ndihmën e OBSH-së 18 komona janë siguruar 35 ekipe mobile, të cilët do të shkojnë derë më derë për rëndësinë e vaksinimit. Për këët vit, për imunizimin tha se ministria ka ndarë 385 milion denarë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/