Franca dhe Omani bëjnë thirrje për rihapjen e Hormuzit, liri të pakushtëzuar të lundrimit

Franca dhe Omani bëjnë thirrje për rihapjen e Hormuzit, liri të pakushtëzuar të lundrimit

Franca dhe Omani të hënën bënë thirrje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe garantimin e lirisë së lundrimit “pa kushte”, ndërsa ritheksuan mbështetjen për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Thirrja erdhi në një deklaratë të përbashkët të publikuar në përfundim të vizitës së Sulltanit Haitham bin Tarik në Francë, e cila nisi të dielën dhe shënoi udhëtimin e tij të parë zyrtar në Paris, si dhe vizitën e dytë të një sulltani omanez në gati katër dekada.

Deklarata theksoi “nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të ruajtur lirinë e pakushtëzuar dhe të pakufizuar të lundrimit, përfshirë të drejtën e kalimit tranzit në përputhje me të drejtën detare”.

Të dy palët mirëpritën gjithashtu memorandumin e mirëkuptimit të arritur mes SHBA-së dhe Iranit, duke shprehur mbështetje për negociatat në vazhdim që synojnë arritjen e një zgjidhjeje diplomatike afatgjatë.

Deklarata po ashtu nënvizoi mbështetjen për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, përfshirë krijimin e një Shteti të pavarur të Palestinës.

MARKETING