(VIDEO) Për një vit 15 të vdekur në vendin e punës

(VIDEO) Për një vit 15 të vdekur në vendin e punës

Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut  kanë ndodhur 108 aksidente në punë, nga të cilat 15 kanë përfunduar me pasoja fatale, thuhet në raportin e fundit të Shoqatës maqedonase për siguri në punë.  Numri më I madh I aksidenteve në punë ka ndodh në kryeqytet.  Nga Shoqata thonë se 93 aksidente në punë janë të publikuara në mediat elektronike dhe të shkruara mirëpo kjo sipas Shoqatës, nuk është një shifër që  pasqyron numrin e vërtetë të aksidenteve të rënda.

SHOQATA PËR SIGURI NË PUNË

“Duam të theksojmë se kjo shifër është konservatore dhe në masë të madhe nuk pasqyron numrin e vërtetë të aksidenteve më të rënda në vendin e punës. Pas këtij numri të të punësuarve të vdekur, shkalla e vdekjeve në punë në Maqedoni është 2,16, pra për çdo 100 mijë të punësuar, 2 të punësuar kanë vdekur në vendin e punës në vitin 2023. Kur si parametër merren dëmtimet në punë, atëherë shkalla e lëndimeve në punë për vitin 2023 është 13.42, që tregon se për çdo 100 mijë punonjës lëndohen rëndë rreth 13 deri në 14 punonjës”

Sipas raportit, në vitin 2023 më së shumti aksidente ka pasur në industrinë e prodhimit rreth 29, në ndërtimtari dhe administrata publike dhe mbrojtja rreth 22. Numri më i madh i aksidenteve me pasojë vdekjen, janë në ndërtimtari- rreth 7, aktivitetet e familjeve si punëdhënës 3 si dhe industria e prodhimit dhe minierave rreth 2.

Gjatë kësaj analize u konstatua se numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur ditën e premte – 7 aksidente dhe  nga  2 të hënën, të enjten dhe të shtunën. Po ashtu numri më i madh i lëndimeve ka qenë të premten, ndërsa në ditët tjera të javës numri vijon nga 11 deri në 14 të lënduar. Sipas rezultateve, më së shumti aksidente kanë ndodhur në muajin prill gjithsej 18, ndërsa numri i të vdekurve ka qenë më i larti në muajin shtator rreth 3.

/SHENJA/

MARKETING