(VIDEO) Për një javë 72 raste me kollë të keqe

(VIDEO) Për një javë 72 raste me kollë të keqe

72 raste të reja me kollë të keqe janë regjistruar nga data 15 deri më 21 mars, me një rritje prej 67 për qind krahasuar me shtatëditorin e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 287. Prej 72 rasteve të reja, nëntë janë të shtruar në spital. Bëhet fjalë për shtatë fëmijë nën moshën një vjeç dhe nga një persona nga grupmosha 15 deri në 19 vjeç dhe nga 20 deri në 29 vjeç. Sipas raportit  të Institutit të Shëndetit Publik  numri më i madh i rasteve është regjistruar në Shkup, 58 gjithsej.

Insitituti i Shëndetit Publik

“Duke përfshirë 21 marsin, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 287 raste me kollë të keqe. Në bazë të vendbanimit, numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup, 247 gjithsejn në 15 komuna të ndryshme, 12 janë regjistruar në Kumanovë, 11 në Tetovë, 6 në Manastir, 3 në Gostivar, 2 në Dibër dhe Strugë, dhe nga në rast është regjistruar në Strumicë, Kriva Pallankë, Kavadarë dhe Koçan”.

Pacientët e sëmurë më kollë të keqe janë të moshës 1 muaj deri në 78 vjeç. Numri më i madh i pacientëve i përkasin grupmoshës 10 deri në 14 vjeç (27.5 për qind), pasuar nga fëmijët nën 4 vjeç (25.4%), 41 raste me kollë të keqe i përkasin grupmposhës nën 1 vjeç, dhe 32 raste janë fëmijë të moshës 1 deri në 4 vjeç.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruar 157 ose 54.7 për qind janë të pavaksinuar, të pavaksinuar plotësisht ose nuk ka dëshmi të vaksinimit. Nga rastet që janë vaksinuar plotësisht koha mesatare e kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmundje ka qenë 12.6 vjet.

Nga të sëmurët 44 persona janë të shtruar në spital, 38 prej tyre janë nën moshën 4 vjeç.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING