(VIDEO) Për një ditë mbi 900 sanksione për shkelje trafiku

(VIDEO) Për një ditë mbi 900 sanksione për shkelje trafiku

Duke vazhduar me aktivitetet e intensifikuara në fushën e kontrolleve të qarkullimit rrugor në vend, gjatë ditës së hënë, Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë gjithsej 909 urdhërpagesa për kundërvajtje. MPB informoi se sanksionet kanë të bëjnë me tejkalim shpejtësie, parkim i paligjshëm, mos përdorimi i rripit të sigurimit, si dhe persona të cilët kanë qarkulluar pa patentë shoferi.

Ministria e Punëve të Brendshme

Në kuadër të kontrolleve, pjesa më e madhe e shkeljeve ka të bëjë me mosrespektimin e normave për tejkalimin e shpejtësisë – 270, si dhe parkimin e paligjshëm – 222. Ndërkohë, menjëherë pas këtyre parregullsive vijnë shkeljet për shkak të mospasjes së lejes së drejtimit – 73; pastaj mospërdorimi i rripit të sigurimit – 64; si dhe kundërvajtje në bazë të përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit – 41”.

Ndryshe, siç njoftoi MPB, të hënën në 10 raste janë zbuluar vozitës të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe në përputhje me Ligjin për automjete janë evidentuar 15 automjete me defekte teknike dhe 14 automjete të paregjistruara.

Nga MPB thuhet se shërbimet kompetente, në fushën e sigurisë në komunikacion do të vazhdojnë me kontrollin e planifikuar dinamik dhe aktivitetet parandaluese me qëllim që siç thonë ata anulimi i tendencave negative të sigurisë në fushën e trafikut.

Edhe gjatë fundjavës policia gjobiti mbi një mijë shoferë për tejkalim shpejtësie. Aksionet e policisë për sanksionimin e shkelësve të trafikut u intensifikuan pas vdkjes së 22 vjeçares Frosina Kulikova.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING