(VIDEO) Për një ditë 1001 gjoba, 178 prej tyre për këmbësorët

(VIDEO) Për një ditë 1001 gjoba, 178 prej tyre për këmbësorët

Në kuadër të aktiviteteve të djeshme të punonjësve të policisë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme në kuadër të Byrosë së Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në lidhje me kontrollet e intensifikuara të qarkullimit për respektimin e rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, janë lëshuar 1001 urdhërpagesa, më së shumti gjatë këtij muaji.

Ndërkaq nga MPB shtuan se tendencat statistikore sa i përket dispozitave ligjore në bazë të të cilave janë konstatuar kundërvajtjet e kryera, në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, mbeten identike si më parë, kështu që ajo që bie në sy për ditën e djeshme siç thanë ata është fakti që janë regjistruar 178 shkelje të kryera nga këmbësorët, si dhe shpejtësia përtej normave të lejuara.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Më të shumtat janë kundërvajtjet e parkimit të paligjshëm 241, pasuar nga kundërvajtjet e bazuara në drejtimin e automjetit me shpejtësi të papërshtatshme 279. Ajo që bie në sy për ditën e djeshme është fakti se janë regjistruar 178 shkelje të kryera nga këmbësorët”.

Ndryshe, siç theksuan nga MPB, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 84 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk posedonin patentë shofer, në nëntë raste janë zbuluar vozitës të dehur, gjashtë vozitës kanë kaluar në semafor të kuq, ndërsa një shofer skuteri elektrik është gjobitur. Gjithashtu, 39 gjoba për kundërvajtje për mos vendosje të rripit të sigurimit, një kundërvajtje për mosvendosje të helmetës mbrojtëse, si dhe 34 urdhërpagesa për komunikim të kundërligjshëm në celular gjatë drejtimit të automjetit.

Gjithashtu janë hequr nga qarkullimi gjithsej 22 automjete, 8 prej të cilave potencuan se kanë qenë me defekte teknike dhe 14 të paregjistruara.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING