(VIDEO) Për nëntë muaj mbi 18 mijë sanksione për vozitje pa leje

Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar se në periudhën nga 01 janar 2025 deri në muajin e kaluar 30 shtator 2025, janë sanksionuar gjithsej 18.458 shoferë që kanë marrë pjesë në trafik pa pasur patentë shoferi.
MPB ka njoftuar se më shumë shkelje të tilla janë regjistruar në zonat e SPB Strumicë dhe Shkup, 3.275 dhe 3.202 shkelje, ndërkaq janë regjistruar shkelje edhe në qytetet si SPB Manastir, SPB Tetovë, dhe në SPB Kumanovë.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Njësia mobile për sigurinë në trafikun rrugor ka vendosur 1.634 masa ndaj shoferëve që kanë marrë pjesë në trafik në kundërshtim me dispozitat e nenit 225 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, pra kanë drejtuar pa patentë shoferi. Në javën e parë të tetorit, pra që nga data 07.10.2025, deri më tani janë regjistruar 373 shkelje për pjesëmarrje në trafik pa patentë shoferi në kuadër të kontrolleve të trafikut’’.
Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim thonë nga MPB. Ku njëkohësisht ata bën thirrje qytetarëve që gjithashtu të respektojnë rregullat e trafikut.
/SHENJA/