(VIDEO) Për dy vjet, institucionet shpenzuan 8.5 milionë euro për automjete të reja

Qendra për Komunikime Qytetare ka publikuar hulumtimin për prokurimin e automjeteve nga institucionet shtetërore në vitet 2023 dhe 2024 dhe bazën e hapur të të dhënave të kontratave për prokurimin publik të automjeteve. Hulumtimi zbulon se në vetëm dy vjet, institucionet shtetërore blenë automjete të reja për 8.5 milionë euro, disa të blera dhe disa të marra me qira. Mes tyre janë edhe 45 automjetet e qeverisë, secila me vlerë 50 mijë euro, të marra me lising për zyrtarët aktualë, por edhe për ish-kryeministra dhe presidentë.
Automjeti më i shtrenjtë i blerë, 55 mijë euro, është i Komunës së Shuto Orizarit, ndërsa thuhet se Komuna e Prilepit ka blerë dhe më pas ka shkëputur kontratën në shkurt të këtij viti dhe automjeti nuk është marrë, automjet ky në vlerë prej 63 mijë euro.
Vlera mesatare e të gjitha automjeteve të blera në dy vitet e fundit është 31,760 euro.
Bazuar në hulumtim, marka e preferuar e zyrtarëve është Skoda, nga e cila blihet çdo i treti automjet. Numri më i madh i automjeteve, është 82, të cilat janë blerë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Në 70% të tenderëve për prokurimin e automjeteve ka pasur vetëm një ofertë.
Analiza përfshin automjetet e blera gjatë viteve 2023 dhe 2024, dhe i referohet vetëm automjeteve të pasagjerëve, e jo mjeteve komerciale, dmth të mallrave, transportit dhe teknikës.
Anida Murati /SHENJA/