(VIDEO) Për dy javë 21 kallëzime penale për dhunë familjare, pesë masa paraburgimi

(VIDEO) Për dy javë 21 kallëzime penale për dhunë familjare, pesë masa paraburgimi

Në ditën e Gruas – 8 Mrasit, Ministria e Punëve të Brendshme publikoi të dhëna shqetësuese për dhunë në familje. Për vetëm dy javë, MPB ka paraqitur 21 kallëzime penale për vepra që lidhen me dhunë në familje dhe 5 kallëzime me bazë gjinore, në të pesë rastet janë shqiptuar masa paraburgimi.

Ministria e Brendshme njofton se dy javët e fundit janë paraqitur 21 kallëzime për 25 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, prej të cilave 5 kallëzime penale janë paraqitur me procedurë të shpejtuar. Në SPB Shkup janë paraqitur 5 kallëzime penale me bazë gjinore, prej të cilave tri janë për “Rrezikim të sigurisë” dhe dy për veprën penale “përndjekje”. Ndërsa janë caktuar 5 masa paraburgimi si dhe një masë kujdesi.

 MPB

“Numri më i madh i veprave penale për dhunë në familje janë ‘Rrezikim i sigurisë’ 11, kurse 10 janë vepra penale ‘dëmtime trupore’. Ndërsa nga një vepër penale është regjistruar për “dëmtime të rënda trupore”, ‘moskryerje të vendimit gjyqësor’, ‘privim i paligjshëm i lirisë’. ‘tentim për vrasje’, ‘sulm seksual dhe përdhunim’”.

MPB njofton se për veprën penale ‘tentim për vrasje’ në Shkup para disa ditësh, autori është privuar nga liria dhe thonë se po merren masa të intensifikuara për dokumentimin e plotë dhe përmbyllje me padi adekuate penale.

MPB

“Në SPB Shkup janë paraqitur 5 kallëzime penale për vëprën penale ‘tentim për vrasje’, në SPB Kumanovë 2, në SPB Shtip 3, në SPB Ohër 4, SPB Strumicë 5 dhe nga një në SPB Tetovë dhe Veles”.

Ndërkaq, bëjnë me dije se për dy javë në gjithë territorin e shtetit janë paraqitur 39 ngjarje që lidhen me vepra penale dhunë në familje dhe 63 ankesa për dhunë në familje.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING