(VIDEO) Për çdo ditë qytetarët kanë gjeneruar 1.2 kilogram mbeturina

(VIDEO) Për çdo ditë qytetarët kanë gjeneruar 1.2 kilogram mbeturina

Nga Enti Shtetërorë të Statistikave, njoftojnë se në Maqedoninë e Veriut , çdo banor gjatë vitit të kaluar ka bërë 467 kilogramë mbeturina. Sasia totale e mbetjeve komunale të gjeneruara në vend në vitin 2022 është 856,766 ton. Sasia vjetore e mbetjeve komunale të krijuara për banor është 467 kilogramë, që është 3.3% më shumë se në vitin 2021.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në shtet në vitin e kaluar është 605.638 ton. Krahasuar me vitin 2021, sasia totale e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2022 ka shënuar rënie prej 4.2%.

ENTI SHTETËRORË I STATISTIKAVE

“Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara është regjistruar në rajonin e Shkupit – 172.288 ton ose 28,4% nga sasia e përgjithshme e grumbulluar. Nga sasia totale e mbeturinave komunale të grumbulluara, 506 257 ton ose 84% janë nga amvisëritë, ndërsa pjesa tjetër 16% nga persona juridikë dhe fizikë”.

Nga Enti Shtetërorë i Statistikave sqarojnë se sipas llojeve të mbeturinave, sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat e përziera komunale – 494,693 ton ose 81,7%, dhe sasia më e vogël janë mbeturinat e gomës – 1,487 ton ose 0,2% e sasisë së përgjithshme të mbeturinave të grumbulluara komunale.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING