(VIDEO) Pendarovski kërkon që eurodeputeti Xhambaski të shpallet “Persona Non Grata”

(VIDEO) Pendarovski kërkon që eurodeputeti Xhambaski të shpallet “Persona Non Grata”

Presidenti Stevo Pendarovski në seancën e Këshillit të Sigurimit u propozoi institucioneve, gjegjësisht Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që deputetin bullgar Angell Xhambaski ta shpallin persona non-grata, që do të nënkuptonte ndalimin e hyrjes në Maqedoninë e Veriut. Përveç tij, kreu i shtetit propozon ndalim edhe për qytetarët e tjerë bullgarë, për shkak të poshtërimit dhe mohimit të popullit maqedonas.

STEVO PENDAROVSKI,PRESIDENT

“Propozimi im për Qeverinë është në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt për ndalimin e hyrjes në vend, për të ndaluar hyrjen e një deputeti nga Bullgaria në Parlamentin Evropian dhe disa personave të tjerë që janë shtetas të Bullgarisë për shkak të veprimeve të tyre të cilat I kanë  ndërmarrë më parë dhe vazhdojnë ti ndërmarrin kundër vendit tonë. Kushtet ligjore për një masë të tillë kanë ekzistuar më parë dhe ekzistojnë akoma, përkatësisht kërcënim për sigurinë kombëtare, kërcënim për rendin publik dhe kërcënim për marrëdhëniet ndërkombëtare të RMV-së”.

Pendarovski deklaratën e ministrit të punëve të jashtme të BullgarisëNikollaj Millkov, i cili tha se në Maqedoni po kthehet tradita e djegies, pushkatimit dhe dhunës ndaj njerëzve, e vlerëson të shëmtuar.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Ai thotë: Në Maqedoni po kthehet tradita e therjes, e pushkatimit dhe e dhunës”. Vetëm ai pohim mund të jetë i saktë nëse ai nënkupton periudhën ’41-’44, periudhë e pushtimit Maqedonisë nga Bullgaria”.

Presidenti Stevo Pendarovski  kërkoi nga anëtarët politikë bullgarë që nuk janë pjesë e këtyre skenarëve që të izolojnë politikisht të gjithë ata që nuk duan marrëdhënie të mira fqinjësore mes Shkupit dhe Sofjes. I pyetur nëse Bullgaria mund ta kthejë veton, Pendarovski mendon se nuk ka arsye për këtë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING