(VIDEO) Pendarovski dhe Siljanovska kërkojnë mbështetjen e qytetarëve

(VIDEO) Pendarovski dhe Siljanovska kërkojnë mbështetjen e qytetarëve

Kandidati për president i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja Stevo Pendarovski ditën e djeshme në Gostivar është takuar me anëtarët e klubit lokal të rinisë. Në takimin me të rinjtë , Pendarovski tha se shteti nuk duhet të kthehet prapa, por duhet të vazhdojë në rrugën e prosperitetit dhe zhvillimit.

STEVO PENDAROVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA LSDM

“Ne duhet të ofrojmë kushte më të mira jetese për të gjithë. Nëse duam që të rinjtë të jenë shtytës të ndryshimeve pozitive në shoqëri, duhet të krijojmë kushte për zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Të rinjtë e dinë që unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë aleati i tyre dhe numri 1 u garanton atyre një të ardhme të begatë në shtëpi, në një atdhe që do të zhvillohet sipas standardeve dhe vlerave europiane”.

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova në një shkrim në rrjetin social fb thotë se vendin nuk e kemi marrë dhuratë dhe se dikush ka luftuar për të. Ajo theksoi se edhe Maqedonia ka të drejtë, si  të gjithë kombet dhe shtetet, ta ketë vendin e vet dhe  siç thotë ajo t’ua lëmë brezave të ardhshëm.

KANDIDATE PËR PRESIDENTE NGA VMRO-DPMNE

“Sa i përket rrezikut prej 40 %, Komisioni i Venecias tashmë ka dërguar katër-pesë mendime në Maqedoni që të hiqet cenzusi në raundin e dytë zgjedhor sepse një gjë e tillë nuk ekziston në asnjë vend evropian. Ky cenzus u bë nën presionin e BDI-së për të pasur shantazhe dhe tregti. Nëse këtë herë nuk është 40%, atëherë riformohet kërkesa e tyre për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, duke pezulluar kështu qytetarët”.

Të dy kandidatët për president kërkuan mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 8 majit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING