(VIDEO) PE-ja zhgënjen Maqedoninë e Veriut, heq “gjuhën dhe identitetin” maqedonas

(VIDEO) PE-ja zhgënjen Maqedoninë e Veriut, heq “gjuhën dhe identitetin” maqedonas

Me 461 vota për, 121 kundër dhe 107 të përmbajtur, Parlamenti Evropian ka miratuar sot raportin e eurodeputetit Tomas Vajc për Maqedoninë e Veriut.  Nga raporti final u hoqën referencat për gjuhën dhe identitetin maqedonas, pasi shumica miratoi amendamentet e eurodeputetëve bullgarë.  Raportuesi Vajc në konferencën e mbajtur pas votimit tha se, disa eurodeputetë bullgarë e kishin rrëmbyer raportin për qëllime politike. Ai shtoi se, Maqedonia e Veriut është shtet që ka aplikuar për anëtarësim 20 vite më herët dhe vendi po përpiqet të mbajë shumicën e duhur në vend që mbështesin Bashkimin Evropian, sepse është krijuar shumë zhgënjim në shtet.

TOMAS VAJC, EURODEPUTET

“Po flasim për një shtet që po bën reforma, ka bërë reforma dhe për shkak të procesit të gjatë që ka qenë vend kandidat, veç më ka zbatuar një numër të konsiderueshëm të legjislacioneve për harmonizim me legjislacionin e BE-së. Nëse Maqedonia e Veriut miraton përfundimisht amendamentet kushtetuese që mbrojnë të drejtat e minoriteteve negociatat qasëse mund të fillojnë menjëherë dhe të hapen kapitujt e parë. Ky raport kontribuon në lehtësimin e fillimin efektiv të negociatave”.

Megjtihatë, Vajc tha se, vendi duhet ende të punojë në reformat e nevojshme dhe se ka fusha në shtet që janë ende shumë larg BE-së.

TOMAS VAJC, EURODEPUTET

“Raporti flet për sundimin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit. Asnjë nga shtet tona nuk është e lirë nga korrupsioni, çështja është a janë institucionet të gatshme të luftojnë në mënyrë efektive korrupsionit, atë të përditshëm por edhe e korrupsionin e profilit të lartë. Ne kemi folur edhe për standardet ambientale. Ky shtet ka një trashëgimi të shkëlqyer natyrore, por mungon menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i ujërave dhe fatkeqësisht ende ndotje shumë të lartë të ajrit, që është një gjë për të cilën qytetarët ankohen shumë”.

Ai shtoi se ky është raporti i parë për vendin që nga viti 2022 dhe tha se Maqedonia e Veriut është lidere në rajon, duke demonstruar përkushtim ndaj vlerave të BE-së përmes ndryshimit historik të emrit dhe zbatimit të reformave. Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING