(VIDEO) Pasholli: Qeveria fshehtas e ka rritur çmimin e energjisë elektrike për 65%

(VIDEO) Pasholli: Qeveria fshehtas e ka rritur çmimin e energjisë elektrike për 65%

Deputetja e Frontin Europian, Arbana Pasholli, akuzon Qeverinë se  ka rritur çmimin e energjisë elektrike në mënyrë të fshehtë për 65 për qind, rritje kjo që ka ndikuar në kompanitë mikro dhe të vogla. Pasholli shtoi se, nga shtatori, EMV ka blerë energji elektrike për 40 për qind më shtrenjtë se çmimi në bursa.

ARBANA PASHOLLI,DEPUTETE E FRONTIN EUROPIAN

“Prej 1 shtatorit deri më sot, EMV ka hargjuar mbi 11 milion euro për blejren e energjisë elektrike me çmime që janë 40 % më të larta se çmimi në bursa, që është edhe bazë për hapjen e hetimeve nga ana e institucioneve kompetente. Parashtohet pyetja, cilat janë kompanitë nga të cilat blihet rryma dhe harxhohen miliona euro me marzha marramendëse për kompani të caktuara”.

Pasholli tha EMV-ja ja ka fshirë kriterin që gazi natyror të mos jetë nga Federata Ruse dhe shtoi se, si furnizues me gaz, është zgjedhur kompania e njeriut të parë të LukOil në Bullgari, që siç tha, njihet si njeriu më i afërt rus në shtetin fqinjë.

ARBANA PASHOLLI,DEPUTETE E FRONTIN EUROPIAN

“Parashtrohet pyetja, çka e lidh qeverinë me drejtorin gjeneral  të Lukoil-Bullgari. A është po i njejti person që akuzohet nga partnerët tanë strategjikë për kumbarë të Rusisë në Bullgari dhe rajon. A shlyhen borxhet ndaj Rusisë më konkretisht Gaz Promit, që të jetë furnizuesi i vetëm që mund të ndikojë edhe në sigurinë e vendit”.

Deputetja e Frontit tha se ndikimi i politikave jo të menduara mirë, ndjehet në çdo familje, sa i përket standardit jetësor, duke shtuar se situata do të jetë ende më alarmante, pasi EMV, të enjten ka paralajmëruar krizë të mundshme energjetike me fillimin e sezonit të ngrohjes.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING