(VIDEO) Pas vrasjes së mjekut protestojnë mjekët amë, kërkojnë siguri në punë

(VIDEO) Pas vrasjes së mjekut protestojnë mjekët amë, kërkojnë siguri në punë

Mjekët amë nga shëndetësia private nuk kanë punuar  sot nga ora 12:00 deri në 16:00 në shenjë revolte, pasi kolegu i tyre Aco Trpovski të enjten në mbrëmje u gjet i vdekur me plagë me thikë në parkingun përballë poliklinikës Zhelezara.

Kryetarja e shoqatës së mjekëve amë, Lidija Çollakova Dervishova, tha se presin që organet përkatëse sa më shpejtë të zbardhin këtë rast, pasi siç thotë ajo, kështu ndjehet të pasigurt në punën e tyre.

LIDIJA ÇOLLAKOVA DERVISHOVA, KRYETARE E SHOQATËS SË MJEKËVE AMË

“Mjekët amë nga ora 12 deri në orën 16 nuk do të punojnë, pasi do të ngremë  zërin të bisedojmë për ligje të reja, që do të thotë, më shumë mbrojtje të kuadrove  shëndetësorë, dënimet të jenë më rigoroze. E gjithë kjo të ndjehet dhe të ruhet siguria e personelit shëndetësor”.

Edhe kryetarja e  Odes së Mjekëve, tha se mjekët amë kanë të drejtë të reagojnë në lidhje me sigurinë e tyre.

ODA E MJEKËVE

“Mjekët amë patjetër që kanë të drejtë të reagojnë për sigurinë e tyre. Ne kemi dhënë mënjherë dhe japim  mbështje, që mos të njdehen të  pa sigurtë kur të shkojnë në punë. 19  marsi është dita e sigurisë në shëndetësi, me vite ne bëjmë thirrje që të punësuarit shëndetësor, të jetë të sigurtë kur të  shkojnë në punë”

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, tha se në të gjitha klinikat duhet të shtohen forcat e policisë që të ruajnë qetësinë, pasi sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar sulmet ndaj mjekëve dhe personelin mjekësor. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING