(VIDEO) Partitë nisin “të mendojnë” për koalicionet, LSDM nuk ka zgjedhur ende partnerin zgjedhor

Koalicioni qeverisës mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN, si duket do të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale, që do të mbahen në tetor të këtij viti. Ndërkaq, ende mbetet enigmë se si do të veprojë opozita, pasi ata ende nuk kanë paralajmëruar për ndonjë koalicion të mundshëm.
I pyetur se a do të bëjë koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim, Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se momentalishtë janë të fokusuar në përzgjedhjen e kandidatëve, ndërsa shtoi se në varësi të komunave, do të vlersojnë për koalicion.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Ne tani për tani plotësisht jemi të fokusuar për t’i identifikuar kuadrot më të mira, të cilët do të na përfaqësojnë në zgjedhjet lokale, kandidatët për kryetar komunash dhe kandidatë për lista të këshilltarëve dhe fillojmë një proces, ku koalicionimin do ta vlersojmë sipas karakteristikave të secilës komunë”.
Ndryshe LSDM-ja nga e kaluara njihet se bashkëpunon me partitë shqiptare, ku me BDI-në në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kanë përkrahur njëra tjetrën në disa komuna, ndërsa në vitin 2020, LSDM-ja që drejtoheshte atë kohë nga ish kryeminstri Zoran Zaev, nënshkroi marrveshje koalicionimi edhe me Lëvizjen Besa, madje ata në zgjedhjet parlamentare garuan në një listë të përbashkët nën moton “Mundemi”. Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2021, Lëvizja Besa e revoltuar nga BDI shkak rivotimi në Zhelinë, largohet nga qeveria, ndërsa iu bashkua opozitës së atëhershme për të formuar një siç e quanin ata, “Shumicë të re pa LSDM-në dhe BDI-në”, gjë që për një votë dështoi, sepse mungoi deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi. Pas këtij dështimi , të gjitha partitë shqiptare që ishin atë kohë opozitë filluan një nga një të bëhen pjesë e asaj qeverie. Partia Alernativa ishte partia e parë që hyri në qeveri, gjë që u akuzua nga Aleanca për Shqiptarët për shkeljen e marrëveshjes për bashkëpunim opozitar. Pas rezultatit të dobët të zgjedhjeve lokale, Zoran Zaev dha dorheqje edhe nga posti i kryeminsitrit, por edhe nga kryetari i partisë, ku timonin e partisë dhe qeverisë e morri Dimitar Kovaçevski, i cili poashtu në aspektin e koalicionomit me partitë shqiptare nuk ndryshoi aspak. Ai ftesë i bëri që të bëhet pjesë edhe Aleancës për Shqiptarët, të cilët pas disa disktutimeve edhe ata u bënë pjesë e qeverisë, ndërsa ky veprim i ASH-së, bëri që të largohet Alernativa nga qeveria.
Samir Mustafa /SHENJA/