(VIDEO) Panairi i Librit në Tiranë, Logos-A promovoi librin “Ndryshku i Kohës” të shkrimtarit Kim Mehmeti

(VIDEO) Panairi i Librit në Tiranë, Logos-A promovoi librin “Ndryshku i Kohës” të shkrimtarit Kim Mehmeti

Nën organizimin e Sh. B. Logos-A, ditën e shtunë më 15 nëntor, të udhëhequr nga redaktori Muhamed Jashari, u organizua promovimi i librit me titull “Ndryshku i Kohës” të shkrimtarit Kim Mehmeti në Tiranë. Në këtë ngjarje kulturore të pranishëm ishin një numër i madh studiuesish, dashamirë të librit, lexues të autorit nga vise të ndryshme.

Promotorët e veprës akademik Ali Aliu dhe shkrimtari Agim Baçi çmuan lartë veprën e autorit madje duke theksuar që kjo vepër mos të jetë e fundit por autori të vazhdoj edhe më tej të shkruaj dhe të na ofrojë libra.

Akademik Aliu ndër tjerash tha që, “Kim Mehmetin e njoha që herët, ai u shndërrua në një zë i cili shkroi dhe na rrëfeu për shqiptarët e asaj ane nga ku vinte. Kam pasur fatin që librat e tij tia lexoj edhe atëherë para se t’i botoj, në formë të dorëshkrimit”. Ndërkaq për Agim Baçin, Kimi, si kolumnist, autor, shkrimtar, polemist duhet edhe më tej të shkruan sepse ka çfarë na ofron.

Në fund të promovimit, të pranishmëve iu drejtua edhe Kim Mehmeti i cili për këtë libër tha që është rishkrim i kujtesës së tij.

Promovimi u shoqërua me bashkëbisedim të hapur me publikun, ndërsa organizatorët nga

SH.B. Logos-A theksuan se kjo vepër vjen si pjesë e angazhimit të tyre për të sjellë letërsi cilësore dhe autorë me peshë në hapësirën shqiptare.

Përveç kësaj, auditori pati mundësi që të parashtron pyetje dhe komente mbi veprën në fjalë, ndërsa eventi kulturor u mbyll me nënshkrimin e librave nga vet shkrimtari, Kim Mehmeti.

/SHENJA/

MARKETING