(VIDEO) Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë më të larta për 15 për qind

(VIDEO) Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë më të larta për 15 për qind

Si rezultat i përkushtimit për krijimin e arsimit cilësor të bazuar në mësimdhënës të motivuar, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i Sindikatit të Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, nënshkruan marrëveshje e cila parasheh rritjen e pagave të punonjësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme me 15%, duke filluar nga muaji vijues shtator, njoftuan nga Ministria e Аrsimit dhe Shkencës. Ministri  i Аrsimit Jeton Shaqiri tha se ky është vetëm konfirmim se realisht synojmë të jua kthejmë mësimdhënësve dinjitetin të cilin e meritojnë në shoqëri, sepse ata janë hallka më e rëndësishme e procesit edukativo- arsimor nga e cila varet cilësia e gjeneratave që po krijohen dhe pa të cilët asnjë reformë nuk mund të ketë sukses.

 

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

 “Jam i nderuar që pikërisht gjatë mandatit tim si ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitin 2022 dhe 2023, praktikisht në një periudhë vetëm njëvjeçare, pagat e mësimdhënësve janë rritur trefish, pra kumulativisht mbi 35%”.

 

Gjithashtu i kënaqur ndihet edhe kryetari i SASHK-ut, Nedellkov i cili theksoi se vetëm me mësimdhënës të motivuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin. Ai gjithashtu u shpreh se si Sindikatë do të vazhdojnë të angazhohen për përmirësimin e të drejtave dhe mundësive të punonjësve arsimor edhe në të ardhmen ndërsa gjithashtu pret që së shpejti të arrihet pëlqim për ndryshimet në marrëveshjen kolektive me të cilën edhe më shumë do të stimulohet puna e mësimdhënësve që drejtpërdrejt i përcjellin njohurit tek nxënësit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING