(VIDEO) Pacienti i tretë me ethe hemoragjike mund të jetë infektuar gjatë peshkimit

(VIDEO) Pacienti i tretë me ethe hemoragjike mund të jetë infektuar gjatë peshkimit

Pacienti i tretë i konfirmuar me ethet hemorragjike kongo-krime, është një 42 vjeçar nga Velesi. Siç bëri me dije drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq, pacienti është hospitalizuar në Klinikë në Shkup dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore. Pacienti, për 5 ditë radhazi, është ankuar për temperaturë të lartë, kokëdhembje dhe dhembje të muskujve. Ajo më tej, theksoi se ky person mund të jetë infektuar gjatë peshkimit.

MARKETING

Description of image

Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive

“Personi është nga rrethina e Velesit, mënyra e mundshme e infektimit është peshkimi, përkrah asaj pjese të Vardarit, ku ka shumë lagështi, kjo është vetëm një prej opcioneve ku ka mundur të infektohet. Epidemiologët dhe sherbimet e veterinarisë, Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, Fakulteti, janë të kyçur në këtë ndjekje të diagostifikimit epidemiologjik të kongo-krimesë, në Maqedoni”.

Stevanoviq, shpjegoi se si dhe nga kush mund të transmetohet ky infeksion.

Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive

“Kongo-krimenë e transmeton rriqëra. Atë mund ta transmetoj konsumi i ushqimeve joadekuade, qumshti dhe mishi i pa trajtuar i kafshëve të infektuara. Më së shpeshti transmetohet tek personat që janë të ngarkuar profesionalisht, punonjës shëndetësorë, barinjtë, peshkatarët, gjuetarët, ata që i kullosin dhe bëjnë përpunimin e produketeve të mishit të kafshëve të infektuara”.

Pacientja, punonjëse shëndetësore, e infektuar me ethet hemorragjike kongo-krime, është në gjendje stabile dhe për të nuk presin më komplikim të gjendjes shëndetësore. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING