(VIDEO) “Pa mjete financiare nuk mund të ketë gjyqësor të pavarur”

(VIDEO) “Pa mjete financiare nuk mund të ketë gjyqësor të pavarur”

Pavarësia e gjyqësorit, besimi i qytetarëve dhe nevoja për komunikim më të mirë midis gjyqtarëve dhe publikut janë fokusi i Konferencës së XVI-të Vjetore të Kryetarëve të Gjykatave Supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, e cila po mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova theksoi se roli i gjykatave supreme është thelbësore në stabilitetin e demokracisë. Ajo shtoi se mbështetja financiare mbetet kyçe në pavarësinë e gjyqësorit.

Gordana Siljanovski, presidente

“Mbetem në qëndrimin se kanë të drejtë të gjithë në gjyqsor dhe në të gjitha institucionet tjera se pa mjete financiare nuk mund të ketë gjyqësor të pavarur dhe jo vetëm kjo por nuk mund të ketë as efikasitet”.

Kryetari i Gjykatës Supreme Afrim Fidani foli për besimin e qytetarëve në gjyqësor në vendin tonë.

Sinkron: Afrim Fidani, kryetar i Gjykatës Supreme

“Të jem realist dhe objektiv, besimi i qytetarëve në gjyqësor nuk është në nivelin e pritshmërive kuptohet, por ne duhet të punojmë në këtë drejtim përmes procedurave efikase, zbatimit të vazhdueshëm të ligjeve dhe veprimeve të shpejta, për të përmirësuar dhe kthyer besimin”.

Gjykatësi federal i SHBA-së Dejvid Kembëll theksoi se konferenca mundëson shkëmbim përvojash për përballje me sfidat e përbashkëta.

Dejvid Kembëll, gjykatës federal nga SHBA

“Kjo konferencë ekziston tashmë 16 vite. Qëllimi i konferencës është që të mbidhen gjykatës, të shkëmbejnë përvoja, të mësojnë nga njëri tjetri dhe të bëhen më të mirë. Ka shumë gjëra që mund t’i mësojmë nga përvojat e të tjerëve. Po përballemi me shumë sfida të përbashkëta mbarë botës”.

Drejtori i Institutit CEELI Robert Strang e përmendi nevojën e një qasjeje në komunikimin  e gjykatësve me publikun.

Robert Strang, drejtori i Institutit CEELI

“Mendoj se një nga çështjet thelbësore, e cila lidhet edhe me gazetarët, është mënyra me të cilën komunikojnë. Sot ajo duket plotësisht joreale dhe e vjetëruar, që gjykatësit të flasin vetëm përmes përmes vendimeve të tyre të shkruara. Tani çështja është si të komunikojnë me opinionin dhe të sqarojnë se përse vlen drejtësia”.

Konferenca, e organizuar nga Gjykata Supreme e Maqedonisë, mblodhi së bashku përfaqësuesit më të lartë të trembëdhjetë gjykatave supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe gjyqtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe ekspertë nga organizatat ndërkombëtare.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING