(VIDEO) Osmani: VMRO kërkon rikthimin e BDI-së në pushtet, Mexhiti: Anketat e opozitës janë të rreme

VMRO-DPMNE-ja tenton rregullimin e raporteve me BDI-në. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Integristëve Bujar Osmni duke shtuar se dallojnë shumë sjelljet e VMRO-së para kamerave dhe sjelljet e VMRO-së prapa tyre.
Sipas Osmanit, VMRO-DPMNE-ja përmes të “dërguarve” special ka kërkuar që BDI-ja të bëhet gati për Qeveri. Kjo sipas Osmanit, vjen pas rezultateteve në anketa që i ka parë dhe bërë vet VMRO-ja e të cilat janë janë në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim. Megjithatë, Osmani tha se BDI-ja asnjëherë nuk do të pranojë të futet në Qeveri në këtë mënyrë.
BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI-SË
“Kur e dëgjoj kryeministrin që për shkak të matematikave zgjedhore që çdo ditë thotë, BDI në opozitë a çdo ditë na dërgojnë emisarë se si pas zgjedhjeve, për shkak se ata i shohin anketat. Anketa e fundit që ka bërë VMRO-DPMNE-ja dallimi mes AKI-së dhe VLEN është diku 3 me 1 dhe ata e dijnë që situata është e paqëndrueshme kurse vet kanë rënie mbi 100 mijë vota dhe për të krijuar stabilitet të Qeverisë, duhet të rikunfigurohet, mirëpo, ne u kemi thënë ne nuk do të lejojmë që Qeveria të bëhet pazar me përfaqësimin shqiptar”.
Porosinë e Osmanit për rregullim të raporteve mes VMRO-së dhe BDI-së foli edhe Izet Mexhiti nga VLEN.
Thotë se këto deklarata nga ana e Osmanit vijnë si pasojë e mungesës së vizionit dhe programit politik. Për Mexhitin, Osmani është politikan i salloneve. Për Mexhitin, anketat e BDI-së janë falco.
IZET MEXHITI – VLEN
“Duke mos pasur vizion se si të udhëhiqet Çairi duke qenë politikan i salloneve, çdo herë bazohet tek Borelli, Lajçaku, tek porositë që i din dhe nuk i tregon. E dini që edhe në të kaluarën ka pasur disa raste me disa porosi të koduara që i din vetëm ai. Vazhdojnë me anketa të rreme duke mos i shpalosur agjencionet. Do të vazhdojnë me kampanjën fallco sepse kështu janë edhe të mësuar”.
Përplasjet verbale mes BDI-së dhe VLEN-it zbulojnë tensionet e vazhdueshme në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale dhe paralajmërimeve për rikonfigurim të mundshëm të pushtetit qendror.
Mevludin Imeri /SHENJA/