(VIDEO) Osmani- Turkoviq: Të shtohet bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës

(VIDEO) Osmani- Turkoviq: Të shtohet bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka pritur në takim Zëvendës kryesuesesen e Këshillit të Ministrave dhe njiherit edhe Ministre e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq. Në fokus të bisedimeve ishte  prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me SHBA- Kartën e Adriatikut dhe OSBE. Gjithashtu në takimin e dy ministrave u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për dinamikën me të cilën po zhvillohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës, e cila këtë vit shënon 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Të dyja palët shprehën gatishmëria për intensifikimin e bashkëpunimit sektorial, mbi të gjitha shkëmbimit ekonomik, i cili mbetet pas marrëdhënieve shumë të mira politike.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

Të dy vendet kanë një aspiratë të qartë për anëtarësim në BE dhe vitin e kaluar arritëm përparim serioz – ne duke filluar negociatat dhe Bosnja dhe Hercegovina në statusin e marrë kandidat. Me këtë vendim dërgohet një sinjal pozitiv për një perspektivë të besueshme evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ministrja e Punëve të Jashtme e  Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, theksin e vendosi më së shumti tek ekonomia. Sipas saj, të dy vendet duhet të përforcojnë bashkëpunimin ekonomikë edhe më shumë

BISERA TURKOVIQ, MINISTRRE E PUNEVE TË JASHTME E BOSNJES DHE HERCEGOVINËS

“Kemi marrëveshje dypalëshe, por na mungon fluturimi Sarajevë-Shkup. Të dyja palët duhet të investojnë në atë drejtim dhe rezultati ekonomik do të jetë shumë më i mirë për të dyja vendet. Do të ishte mirë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik, për të cilën diskutuam sot”

Turkoviq theksoi gjithashtu se për Bosnjen dhe Hercegovinës,  Maqedonia e Veriut  është një partner i rëndësishëm ndërkombëtar. Ajo theksoi se nuk ka Ballkan stabil derisa të gjitha vendet e rajonit të jenë në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING