(VIDEO) Osmani prezanton programin e kryesimit me OSB-në

(VIDEO) Osmani prezanton programin e kryesimit me OSB-në

Është detyra jonë të reagojmë sot, për njerëzit, ky është themeli i OSBE-së. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, gjatë prezantimit të programit në kryesimin e Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhë rajonale të sigurisë në botë.

Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut gjatë kryesimit me OSBE-në do të promovjë, mbështesë dhe forcojë punën e OSBE-së në terren, dhe do të bëjë përpjekje për të përmirësuar koordinimin dhe përgjegjësinë e përbashkët në realizimin e aktiviteteve të nevojshme për të sjellë ndryshime pozitive.

 Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“OSBE-jë ka dëshmuar rezultate nga aktivitetet e saj në rajone të ndryshme… Prandaj, nuk duhet të jetë e vështirë të kuptohet se prioriteti i kryesimit tonë me organizatën është fokusimi tek njerëzit”.

Ministri më tej tha se jostabiliteti rajonal dhe potenciali për konflikte të reja do të kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Ai tha se OSBE-jë është në gjendje të ofrojë mbështetje për rajonet e ndjeshme dhe të mbetet fleksibil në trajtimin e sfidave.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Gjatë vitit të ardhshëm, do të fokusohemi në ofrimin e mbështetjes për një OSBE funksionale dhe fleksibile, duke ofruar një grup të larmishëm mjetesh që do të ndihmonin në rivendosjen e paqes dhe sigurisë, parandalimin e konflikteve dhe promovimin e bashkëpunimit në të gjithë rajonin e OSBE-së”.

Osmani e ftoi Finlandën që t’i bashkohet formatit të Trojkës së OSBE-së. Në fjalimin e tij, Osmani tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë.

Nga një janari, Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së, organizata më e madhe rajonale e sigurisë në të cilën janë anëtarë 57 vende dhe 11 vende partnere mesdhetare dhe aziatike. Motoja e presidencës do të jetë “Bëhet fjalë për njerëzit”.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING