(VIDEO) Osmani: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dobët dhe nuk e zëvendëson balancuesin

(VIDEO) Osmani: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dobët dhe nuk e zëvendëson balancuesin

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar ndaj ligjit të propozuar për “Përfaqësim të drejtë dhe adekuat”. Ai është shprehur i prerë, duke thënë se ky ligj është i dobët dhe nuk mund të jetë zëvendësim për balancuesin. Për këtë konludim, Osmani ka sqaruar edhe  arsyetimet.

BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI-SË

“Sepse nuk është më i detyrueshëm, por orientues. Sepse nuk vepron automatikisht, por varet nga vullneti i administratës. Sepse nuk bllokon vendimmarrjen kur shkelet përfaqësimi, por vetëm e regjistron atë. Sepse nuk vepron ex ante po ex post. Sepse nuk krijon pasoja juridike të drejtpërdrejta për mosrespektim. Sepse e zhvendos barazinë nga e drejtë në politikë publike. Sepse lejon interpretim, shtyrje dhe relativizim. Sepse nuk garanton përfaqësim real, por menaxhim të përfaqësimit”.

Nëkryetari i Integristëve më tej shtonë se Balansuesi ka funksionar  sepse nuk linte hapësirë për improvizim, ndërsa ky ligj, thotë ai, le vetëm hapësirë dhe kur ligji krijon hapësirë, Osmani thekson se pabarazia gjithmonë e shfrytëzon.

Ndryshe, ligji për “Përfaqësim të drejtë dhe adekuat”,  ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias, ku ishte dërguar para disa muajve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING