(VIDEO) Osmani: Kjo Qeveri bie më 19 tetori, Mexhiti: Na duhen zgjidhje dhe jo zgjedhje

(VIDEO) Osmani: Kjo Qeveri bie më 19 tetori, Mexhiti: Na duhen zgjidhje dhe jo zgjedhje

“Beteja për Çairin”, ka qen tema e emisionit Debat në Shenja, ku ishin të ftuar kandidatët për këtë komun, ai i  Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani dhe kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti.

Ndonëse janë zgjedhje lokale, kandidati i AKI-së,  Bujar Osmani, foli edhe për politikën në nivel qendror. Ai tha se kjo qeveri bie më 19 tetor, duke shtuar se siç tha Osmani, do ta rrëzojnë qeverinë më anti-evropiane e anti-shqiptare që ka ekzistuar ndonjëherë.

 BUJAR OSMANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

“Kjo Qeveri bie më 19 tetor, për shkak se njerëzve u kam thënë një e dalur në vendvotim ne do të arrijmë shumë fitore: një do e çlirojmë Çairin pas 20 viteve kapje, në dy do e rrëzojmë qeverinë më anti-evropiane dhe më anti-shqiptare që ka patur ndonjëherë dhe tre do e thyejmë idenë e cila do të na poshtëron dhe të na shndërron në pakicë”.

Nga ana tjetër, kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti,  tha se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje , por ka nevojë për zgjidhje dhe për realizim të programit dhe të premtimeve.

IZET MEXHITI, KANDIDAT I VLEN-IT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT 17:01

 “Kryeministri Hristijan Mickoski, para dy diteve, shkurt dhe qartë deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, të njëjtën e thash edhe unë si zv/kryeministër. Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje, por ka nevojë për zgjidhje dhe për realizim të programit dhe premtimet që i kemi premtuar para qytetarëve”.

Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve lokale, të dy kandidatët njëzëri premtuan, rregullim të infrastrukturës, investime në arsim, shëndetësi dhe kushte më të mira për bizneset që gravitojnë në komunën e Çairit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING